Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

TEJKALIME

Nazet që ngrije
përkëdheljeve
ndriçuan, dashurinë?… 
Si një ylber
në thyerje drite
mos e shtro
mos m’i mashtro
mendimet!…
Dritë ulët, mos m’i ngarko
tejkalo mbi
ngrohtësi trajtimet dhe
favore
arogance në shpëtim
dhe shpërthim
mbi komentet e ëndërruara
dhuro!…
Ngjarje dhe fantazitë!…
Mi skllavëro.

 

VETËTIMAT

Vetetimat!…
Nuk hapin kanione
Në rrëmbim pο…
Kushtet atmosferike
Në miliona vjet!…
Rënkim!

Dhe unë?…
Kërkoj!…
Brazda, kanione
Trurit!…
I thelloj.

Si engjëjt, mendimi
më pushton
joshjes dhe bukurisë
Natyrën! … E lëroj.

 

NDJESI

Ndjesi, si mes tingujve
të rrjedhshëm
depërtonte, lavdisë!… 
Përthithur
dëgjimet?… Zbërthyer
si një melodi
jetë të uritur dhe
shtruar
në rrjedhshmërinë
e viteve
rënduar, stresit?!…
Rrokullisur
dhe shthurur aq ëmbëlsisht!…
Tretur dhe
zbërthyer si melodi
Maji!…
Mes luleve, prekur
do shtrihem
tej fantazisë!… Tingujt
më udhëtojnë
realitetin me ty!…
Ta kërkoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s