Sokrat Habilaj

Sokrat Habilaj

Sokrat Habilaj, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Ka mbaruar universitetit, për ekonomi dhe punon si financier. Letërsia ka qenë gjithmonë bashkudhëtare e tij. Ka botuar romanin voluminoz: “Shpirt i trazuar gruaje”. Po kështu në shtypin e përditshëm ka botuar romanet :“Rrëfimi i një nëpunësi” dhe “Shënime nga provinca”. Ky autor ka botuar vëllimin poetik: “Të kisha thënë për lotin”. Gjithashtu vazhdimisht në shtypin e përditshëm ka botuar cikle poetike dhe shkrime të ndryshme dhe ka gati për botim dy vëllime poetike si dhe romanin: Më duaj kur të mos jem më”

 

MES NESH

Vrasim përditë gjëra të trishta tek vetja,
Që na bëjnë të ndihemi ca më të largët.
Vrasim çastet kur na rrëmben e keqja,
Harrojmë dhimbjet që kemi nga plagët.

E më pas, përball kthehemi nëpër vite,
Që të shohim a jemi siç ishim më parë.
Ti më shfaqesh ndryshe, jo ajo që ishe,
Dhe unë gjëra që nuk duhej, kam vrarë.

Po s’është koha që të kërkojmë ndjesë,
Thjesht të duhemi bashkë, pa asnjë cak.
Ne që për njeri-tjetrin, udhës lamë pjesë,
Kush do na dojë, të mbetur gjysmakë!?

 

GRIMCAT TONA

Po, ne jemi mijëra grimca të ndara,
Dhe kur në pluhur bëhemi harresë.
Sërish e nisim ndarjen nga e para,
Grimcat që mbeten ndajmë në mes.

Ca grimca s’dihet ku ikën si malle.
Në dashuri, zënë peng nga të tjerë.
Ca grimca me kohë janë në varre,
Po emri ynë nuk është në mermer.

Ca grimca të tjera i ka lodhë udha,
Qafën thefshin, si duam në portë.
Se janë imazhe grash që si putha,
A imazhe burrash! Për ty flas kot!

Ulemi të dy përball si pas një lufte,
Të shohim sa gjëra i kemi mangët.
Po s’të pyes për grimcat që humbe,
E ty në gulçe loti, të kthehen fjalët.

Pastaj zgjat dorën tek ty, si fshehur,
Ti shikimin fshehur, mbi mua tretë.
Unë jam grimca që të kam mbetur,
E ti e vetmja grimcë, në një skelet.

 

Nëse botën do ta bëja nga e para

Nëse botën do bëja nga e para,
Natyrisht do kisha shumë vërejtje.
Gjërat e bukura s’i lija të rralla,
Po ty, prapë do të bëja të vetme.

Le të shanin me mllef e fjalë koti,
Se unë rashë në gabimin e vjetër.
Ndoshta koprrac ishte dhe vet Zoti,
Që si ty, nuk krijoi asnjë tjetër.

E kur të zbrisja pranë teje në shtrat,
Larg fronit të Zotit, jo më perëndi.
Do ta kuptoje pse të lash fillikat,
Pse nuk e doja një të dytë, si ti.

Nëse botën nga e para krijoja,
Më duhet ca punë se kam vërejtje.
Sikur më pas, të vinin qindra Troja,
Qindra herë, do të bëja të vetme!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s