Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

…AMBJENT FEMRASH

Në nderim të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte dashurinë e parë E.L

Ishte ambjent femrash
ato punonin, këndonin e mallkonin…
Më të bukura se kurmi i tyre
ishin kujtimet e disa orëve më parë,
lënë peng… tek i ngrohti shtrat!

Një nuse e re lëshonte buzëqeshje,
nderur mbi qerpik
i rinte një puthje e paharuar!

Ishte si kukull…pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve…e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje.

 

GUSHËBARDHA, VALËZ DETI!

Përmbi vetullën tënde, nga dashuira
u rehatua buzëqeshja
të dridhej buza nga ethet e mallit
e nëpër sy të përpëlitej shpirti.

Ti, loti im, mallëngjim i dashurisë
jeton me frytet e jetës
gushëbardha, valëz deti
mbete këngë e zemrës!

Unë jam kujtimi yt, nëpër vargje
soditemi horizonteve,
të puthurat tona zbukurojnë mëngjesin
gushëbardha, valëz deti
në çdo çast të vetëmis
…ti je një këngë!

 

FANARËT E UDHËKRYQEVE

Fanarët e udhëkryqeve pyesin:
“Pse s’e thoni emrin e ëndrrave
që shikoni për natë,
mbi shtretrit të bërë qull?”

Pa kuptuar,
po tretet gjumi,
bashkë me të dhe ëndrrat…
Nga qielli i grisur
syri i mëngjesit ka shumë etje.

Fanarët e udhekryqeve,
përsëri pyesin:
“Pse s’e vrisni gjumin
në të hyrë të ditës?”

I merakosur gjumi
ëndërron njeriun…
si natyrë plot drithma,
sy hapur kërkon te fleje…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s