Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
DILEMË
 
Të rri a të mos rri?
Dilemë hamletiane shpirtin ma ngacmove,
kur u shemb një ëndërr dikur në shkëlqim,
kur humbi një shpresë nëpër mjegullnajë,
dhe këngës së jetës çdo tingull iu zbeh,
kur mirazh u bë i qarti mendim….
Me duar në xhepa eci i drobitur,
sodis vitrinat, manekinet e praruar,
personazh i Migjenit u bëra papritur,
në këtë botë të madhe, të trazuar….
 
 
 
TË JESH PATRIOT NUK ËSHTË HEREZI
 
 
Patrioti nuk ka nevojë,
për shkumës e tabelë të zezë,
të shkruajë me bojë të kuqe,
për Shqipërinë edhe Vdes….
Ai Atdheun,e ka në gjak,e ka në shpirt.
Në orët e liga,
E harron jetën, lufton dhe me vetëtimat,
Në sheshin e betejës së Trimave….
 
 
 
TI ISHE….
 
Nuk ishe një flakëz e zbehtë qiriu,
As shkrepëtimë në qiell pa re,
Ishe e vetmja flakë që befas mbiu,
Dashuri e zjarrtë, përvëluese,
Shpirtin ma zhuriti e ma shkriu…..
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s