Poezi nga Sinan Vaka
HARRIMI
Nëntë male…
Nëntë dete..
Ca shpirtligur në traget hedhin sytë nga kalata…
Kalëron stuhi e kohës duke rëndur nëpër erë….
Suferina e shënedreut duke qarë mbi kanata
Ciu zogjsh si në balada çajnë qiellin e sterrë
Por nga rruga e lëndimit kurrë s’ndodh
të rizgjohesh mbretërisë së kujtimit,
e sigurtë mbetet shpresa që të lodh,
i sigurtë mbetet pragu i harrimit.
BUZËQESHJA MANEKINE
Më kupton këto çaste në rrugën “ Formigara “
në përpëlitje me dhimbjet deri në qiell,
duke ecur si dordolec tregut midis reklamash,
e duke vijëzuar mjeranë hijen nëpër diell.
Në suprinat e qelqta reflekset diellore
dhe mjegullsia ime nga qiellsia e çmimeve,
e vetmja bujari e tepëruar dhe djallëzore
buzëqeshja e pajetë e manekineve.