BIOGRAFI… (POEME KUSHTUAR ISUF LUZAJ) / Poezi nga Zyba Hysa

BIOGRAFI…

(POEME KUSHTUAR ISUF LUZAJ)

Të shkruaj biografinë e kam të vështirë,
Më duhet të njoh biografinë e popullit,
Biogerafia e tij kyçur, lënë n’errësirë,
T’mos shohim, t’mbetemi mes vorbullit!

Vetëm Ti, Profet, më dhe dritë për sytë,
Të çaj errësirën, të njoh prej nga vijmë,
S’di, çfarë të them, një lëmsh më mbyt!
Lavdi dhe frikë, biografi e kombit tim!

Mbase edhe ju, gjetët dikë për dritë,
Mbase vetë Zoti të dha sy vetëtime,
Të çash errësirën, t’gjesh vërtetësitë,
T’i shkruash ato, me dashuri zengjine!

Ndaj unë sot e kam shumë më të lehtë,
Të shkruaj për Ty, për jetën tënde diell,
E pse qiellit tend, kurrë s’ju ndanë retë,
Mbete plot shkëlqim e shkëlqim më sjell!

Ti linde atëherë, kur bota dha pavarësinë,
Na bënë të lirë, të varur me kokë poshtë!
Po gjithë kjo “sakrificë” pati, një të mirë,
Dalloi, ç’qe shiptarë dhe cili ish kodoshë…!

Më e keqja, kodoshët ne na shfrytëzuan,
Na morën për krahu përmes errësirës…
Si i verbëri i shkretë që s’sheh dot udhën,
Dinim udhën tonë, na çonin drejt greminës!

Honet e mëdha u mbushën me kufoma,
Lumenj nëntokësorë gurgullojnë gjak,
Aqsa herë fitonim, thonim “është e jona”,
Por edhe sot e kemi, robërinë në prag!

Mos u largo nga unë, o Profet shqiptar!
Vërtet më dhe sy… prapë mjergullon!
Të më tregosh, çdo gjë që ka ngjarë,
Të shkurtoj udhë… jeta s’më mjafton!

vazhdon

 

Zyba Hysa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s