Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Të flasësh me sy

Të flasësh me sy e pa lëvizur 
Asnjë qerpik,
Si dielli, si hëna si yjet,
Si ylberi në qiell,
Si pemët, si ujëvarat,
E valëzat në tokë e në det…
Të flasësh me sy thjeshtë
E me një shikim,
E shpirtin ta nxjerësh
Dhe ta mbash në pëllëmbë të dorës!
Të flasësh me sy,
E të kuptohesh dhe nga lulet,
Të shkrihen para teje mjegullat
E të kthehen në fjalë.
Të flasësh me sy,
E të kuptohesh
Se ç’farë ke fshehur në shpirt
Dhe nga një shikim i vetëm.
Sytë janë krijesa
Më e sinqertë e njerëzimit.
Të bëjnë të kuptosh dimrin,
Apo pranverën e njeriut.
Dhe ti, bija ime,
Dorjana ime e mirë, flet dhe me sy!

 

Bukuria e dritës

Mbi një fllad ere lind dhe vdes
Bukuria e dritës.
Ai fllad është frymë për
Mushkëri qiejsh.
Mbi një fllad ere ruhet dhe shpirti
Dhe ëndrra nëpër fluturime.
Aty jam unë, aty je dhe ti,
Aty është një glob i tërë,
E bukura ime!

 

Lotët e resë

Më trishtojnë lotët e resë
Dhe pse me rreze të shëndritshme dielli,
Si shpresa, si bukuria.
Pa ty, reja ime, unë qielli i yt,
Mbetem i ftohtë dhe i pakuptimë!
Dënesjen s’e duroj dot.
Teksa shikoj ikjen e saj me vaje ndër gjëmima,
Shpirti më shndërrohet në lotë!

 

Pyjet…

…Shkëlqejnë prej dritës së mëngjesit,
E krijojnë një hije, që të le përshtypjen,
Sikur e largon shtratin
E vdekjes nga qielli,
E të duket se, aty,
E ka banesën, vet dielli!

 

Duke ecur nëpër rrugica ajri…

…Ia harrova diellit fytyrën,
Hënës sytë.
Pas kaq ditë e netësh mjegulle,
Yjet sonte m’u dukën,
Si syri i ytë.

 

Veç nata ka mbetur e njëjtë…

…Po s’janë më ato zëra e këngë nate,
Ata yje si gonxhe lulesh dashurie,
Ata sy e rrahje zemrash,
Ajo hënë si rreth unaze plot me dritë,
Ai tis errësire që të pakëson shikimin
E të mahniste me muzgjet,
Ai buf që i trembur nga ne
Fluturoi e u fsheh
Degëzave e hijeve të plepave,
Që tashmë janë prerë.
S’është më, as puthja në faqen e djathtë,
Që na skllavëroi ngaherë.

 

Gurët…

…U rrokullisën nga qiejt e zunë vend
Me ftohtësinë e tyre në pjesë të dukshme
E të padukshme të dheut,
Ndërsa shpirtrat iu ikin përditë,
Andej nga mbërritën në tokë,
Në formë grimcash shprese e lumturie,
Duke lënë veç gurët e ftohtë.

 

Pa mundur të shikoj 
ikjen e time…

…Unë shkruaj për ikjen e tyre,
Që një zok, një lule, një ëndër
Në çdo pjesë shpirti
E universi të mbij,
Përlotur secili shikon
Ikjen e tjetrit,
Pa mundur të shikoj ikjen e tij…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s