Poezi nga Rrahim GANIU

Poezi nga Rrahim GANIU

 

QËNDRESA 

1
Nga eci e nga erdhë teprica
Ditën e bukur e shikoj vetë
L’e të kalbet plogështia
Mjaftë përralla të kota
Pa asnjë shpresë për shpëtim

2
Ku e ka fundin kjo shtrigë
Gjysmë njeriu gjysmë hiene
A thua me shtrëngatën
Kërkojmë fillimin
Në kohët e ngjashme
Krejtësishtë s’i më parë

3
Mes horizonteve tona qindra
Mijë vjeçare, ngelëm të skllavëruar
Marrëzisht

4
Shikoni ulurimën e turmës
E të xhelatit,
Urrejtje e kahmotshme
Ashiqare antishqiptare
Që përsëritet në vazhdimësi
E s’ka të ndaluar
Mund ta ndalë vetëm qëndresa
Bashkimi kombëtar
Që s’njehë përkulje nënshtrime
Shpirti i këmbëngulësisë kod i etnisë time.

 

DY LULE NË SYT E YLLIT

1
Dy vasha sonte më
Dhanë 
Një gotë ujë
U shua një zjarr
Midis
Vetullave
Hënë drapër
Farkoi një dashuri

2
Dy vasha sy bukura
Sa larg që ishin
Thanë me një zë
Mos e vrisni poetin
Se duhet të lindë
Një këngë e re

3
Dy lule në sytë e yllit
Zgjojnë blertësinë
Më falën urata jete
Dy dashnoret e mia
Pagëzohen me një
Këngë
Bekohen me një zotë
Çelin një pranverë
Kanë një buzëqeshje
Më qëllojnë si një rrufe

4
Në degën e trëndafilit
Janë një flutur dy krah
Në degën e ullirit
Dy dallëndyshe
Kam zjarr e etje ju lutem
Më jepni një gotë ujë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s