“ESENCA… 1” – Një surprizë e poetes moderniste Pranvera Drita Gjoni për lexuesit e saj brenda e jashtë Shqipërisë! ( “ESENCA … 1” – Een verrassing van de modernistische poëzie Pranvera Drita Gjoni voor zijn lezers binnen en buiten Albanië! ) / Nga Kurt Kola

“ESENCA… 1”

Një surprizë e poetes moderniste Pranvera Drita Gjoni për lexuesit e saj brenda e jashtë Shqipërisë!

Çfarë nënkupton ky titull enigmatik “ESENCA… 1” në kopertinën e librit? Zbulon një zharnër tjetër të poetes, veprën e parë filozofike me plotë 106 sentenca! Poete e jashtëzakonshme, me krijimtarinë aq të vrullshme e voluminoze, sa jep përshtypjen se as fle e as bën punë tjetër, veçse mendon e shkruan! Në një kohë të shkurtër, brenda shtatë vjetësh, boton tetë libra voluminozë, me 781 tituj poezie! Të gjitha në shkallën me të lartë artistike e shumë të çmuara në letërsinë shqipe, ku shtjellojnë e rrahin gjithë problematikën e kohës…Dhe në vijim del me zhanrin filozofik “ESENCA…1”. Libër i konceptuar i tëri në zhanrin filozofik. Poetja ia sjell lexuesve të sintetizuar në maksima të gatshme, krejt ndryshe me prozën ku e tjerr gjatë e gjatë mendimin për të thënë esencën.
Ky është individualiteti i Pranverës, maja e arritjes në filozofi: të flasësh me sentenca!

“Feja e gjithë njerëzimit është dashuria” -përkufizim sintezë.

Në mijëra vjet, çfarë është shkruar e thënë nga njerëzit e ditur për dashurinë?! Në mënyrat më të bukura i kanë thurur vargje, i kanë kënduar, e kanë lëvduar, ushqyer, hymnizuar, e kanë ngritur në kult dëshire e adhurimi, por përcaktimin gjenial: HIMN të gjithë njerëzimit e simbolizon filozofja Pranvera D. Gjoni. Me një fjali të thjeshtë dhe pa stërhollime, ajo paraqet thelbin e vetë botës, ngrehinën e së cilës e mban në këmbë vetëm dashuria njerëzore.

“Mirësia njerëzore është leva e Arkimedit ku mbahet evolucioni i jetës…”!

Urtësia biblike e filozofes së re, shumë më e fuqishme se leva e shkencëtarit të madh…Ja kështu, perla të tilla janë të gjitha thëniet e Urta brenda librit “ESENCA…1”!

Ka në këtë libër të poetes dhe filozofes së re aq shumë abstragime, mendim të ngjeshur dhe urtësi, saqë po të zbërtheheshin ato, do të mbusheshin mijëra e mijëra fletë romanesh e librash filozofikë, të denjë për të qenë të pranishme në bibliotekën e dijeve më të spikatura njerëzore…

Nuk është surprizë paraqitja e poetes moderniste me librin filozofik “ESENCA… 1”, pasi ajo është konfirmuar në këtë fushë me poezinë, ku çdo varg i saj përçohet nga mendimi i thellë filozofik. Është veçori që konstatohet te Pranvera, të shkruash njëherësh, paralel, në poezi dhe filozofi!

Atë që poezia e thellësive të saj tronditëse nxjerr në pah nëpërmjet figurave dhe mesazheve të nënkuptuara, duket se në këtë libër ajo i përcjell në mënyrë të drejtpërdrejtë, me fuqinë tronditëse të një filozofie të gjallë, e cila vjen nga një njohje dhe depërtim shpirtëror e psikologjik përtej të zakonshmes.

Ndonëse poetja në krijimtarinë e saj ka logjikë “të pastër” Kantiane, nuk është aq e lehtë të kuptosh me një të lexuar rrëshqitas artin modernist të Pranvera D. Gjoni. Do përqëndrim serioz, meditim dhe natyrisht kulturë të hyshë në brendësinë e mendimit filozofik të saj…

Pikërisht këtë kërkon edhe libri “ESENCA… 1”, me 106 sinteza filozofike që përmban. Ato nuk janë për t’u lexuar, por për t’u përvetësuar. Ato kanë dalë nga mençuria e Pranverës e hedhur në libër, lexuesit t’i marrin nga libri e t’i rrënjosin në kokë si udhërrëfyese për qënie model në jetë!

Libri “ESENCA… 1” është një Bibël e vogël, plotë thënie të urta, që frymëzojnë drejtësi, moral, edukatë, shpresë, guxim, vullnet, krenari, dashuri, dituri, vetëbesim…, përvetësimi i të cilave i ndez njeriut një dritë jeshile që të shohë së thelli brenda vetes dhe brenda të tjerëve, e bën njeriun model në shoqëri.
Pranvera Drita Gjoni është vetë një model në gjithçka dhe i fton lexuesit të ndjekin kurbën e fantazisë së saj, në kërkim të modeleve më të mira të përvojës, dhuntive dhe diturisë njerëzore…

Pranvera Gjoni, përveçse një intelektuale e nivelit të lartë, është edhe femër e përkryer, dhe si e tillë me veprat e saj synon çuarjen e shoqërisë drejt përsosmërisë. Edhe pse ka njëzet vjet në emigrim, është ngushtësisht e lidhur me Shqipërinë, gjë që e dëshmon në shkrimet e saj…

Këtë libër e quan “ESENCA… 1”, sepse truri “elektronik” i Pranverës është në krijimtari non-stop dhe nuk dihet ku ndalon në numratorin e gjatë…

Le të shërbejë ky introdukt si parafjalë në krijimet esenciale pasuese të poetes e filozofes, Pranvera Drita Gjoni.

 

“ESENCA … 1”

Een verrassing van de modernistische poëzie Pranvera Drita Gjoni voor zijn lezers binnen en buiten Albanië!

Wat betekent deze enigmatische titel “ESENCA … 1” op de cover van het boek? Ontdekt de slogan van een andere dichter, het eerste volledige filosofische werk! De buitengewone dichter, met zo’n dramatische en omvangrijke creativiteit, wekt de indruk dat zij niet slaapt of een ander werk doet, behalve als zij denkt en schrijft! In een korte tijd, binnen zeven jaar, publiceert zij acht omvangrijke boeken, met 781 poëzietitels! Allemaal in de hoogst artistieke en zeer gewaardeerd genre in de Albanese literatuur, waar ze alle problemen uit de tijd uitwerkt en verslaat …

En in het volgende komt het filosofische genre “ESENCA … 1”. Een boek met volledig concept in het filosofische genre. Het gedicht brengt lezers gesynthetiseerd tot maximale klaarheid, heel anders met het proza, waar ze langetermijndenken omwentelen om de essentie te zeggen.

Dit is de individualiteit van Pranvera, de top in de filosofie: spreken met zinnen!
Specifieke “De religie van de mensheid is liefde” -definitie.
Duizenden jaren lang, wat is er geschreven en gezegd door mensen die weten over liefde?! Op de mooiste manieren hebben ze verzen gebruikt, gezongen, geprezen, opgevoed, hymne gezongen, de cultus van verlangen en aanbidding verhoogd, maar de geniale vastberadenheid: de HYMNE van de hele mensheid symboliseert de filosofie van Pranvera D. Gjoni.

Met een eenvoudige, onopvallende zin vertegenwoordigt het de essentie van de wereld zelf, wiens verheffing de menselijke liefde alleen inhoudt.

“Menselijke vriendelijkheid is de hefboom van Archimedes waar de evolutie van het leven wordt gehouden …”!

De Bijbelse wijsheid van de nieuwe filosoof, veel krachtiger dan de invloed van de grote wetenschapper…
Vandaar dat zulke parels allemaal duidelijke uitspraken zijn in het boek “ESENCA … 1”!

In dit boek van poëzie en nieuwe filosofie zijn er zoveel abstracties, verstopte gedachten en wijsheid dat als ze zouden worden opgebroken, duizenden pagina’s romans en filosofische boeken gevuld zouden zijn, waard om aanwezig te zijn in de bibliotheek van de kennis van de menselijke wezens…

Geen verrassing is de verschijning van moderne poëzie met het filosofische boek “ESENCA … 1”, zoals in dit veld door poëzie is bevestigd, waarbij elk van haar verzen wordt overgebracht door diepzinnig filosofisch denken.

Het is een functie die je terugvindt bij Pranvera, in het tegelijkertijd schrijven van poëzie en filosofie!

Wat de poëzie van haar schokkende dieptes onthult door impliciete figuren en berichten lijkt in dit boek direct te liggen in de schokkende kracht van een levende filosofie die voortkomt uit een spirituele erkenning en psychologisch inzicht voorbij het gewone.

Hoewel de dichter in haar creativiteit een ‘zuivere’ Kantiaanse logica heeft, is het niet zo eenvoudig om dit te begrijpen met een vlotte modernistische kunst van Pranvera D. Gjoni.

Ernstige concentratie, meditatie en, uiteraard, cultuur zullen binnentreden in zijn filosofische gedachte …

Dat is precies wat het boek “ESENCA … 1” vereist, met 106 filosofische syntheses die het bevat.
Ze moeten niet worden gelezen, maar worden toegeëigend. Ze zijn voortgekomen uit de wijsheid van Pranvera die in het boek zijn gegooid zodat lezers deze uit het boek halen en ze in hun hoofd inprenten als een gids om model in het leven te zijn!

Het boek “ESENCA … 1” is een kleine Bijbel, vol spreekwoorden die rechtvaardigheid, moraliteit, beleefdheid, hoop, moed, wil, trots, liefde, kennis, zelfvertrouwen … wier toe-eigening daarvan een groen licht ontsteekt om diep in jezelf te kijken en in anderen, het maakt een modelmens in de samenleving.

Pranvera Drita Gjoni is een model in alles en nodigt lezers uit om de curve van haar fantasie te volgen op zoek naar de beste ervaringsmodellen, geschenken en menselijke wijsheid …

Pranvera Gjoni is, naast een intellectuele van hoog niveau, ook een perfecte vrouw, en als zodanig streeft haar werk ernaar om de samenleving naar uitmuntendheid te brengen.

Hoewel ze twintig jaar emigratie kent, is ze nauw verwant aan Albanië, wat bewijst in haar geschriften …

Dit boek noemt “ESENCA … 1”, omdat het “elektronische” brein van Pranvera in non-stop creativiteit is en het niet bekend is waar het in de lange tijd stopt…

Laat deze introductie dienen als een voorzetsel in de volgende essentiële creaties van de dichter en filosoof Pranvera Drita Gjoni.

Vertaling, Marc Huysmans

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s