Kalendari poetik: Ivan Malinowski (1926-1989) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ivan Malinowski

Kalendari poetik: Ivan Malinowski (1926-1989)

Poet, përkthyes dhe eseist danez, ka dhe të bijën poete, Nina Malinowski. Fitues i disa çmimeve në Danimarkë. Ja një poezi prej tij:

TANI

Tani është çasti të bësh ç’të pëlqen.
Mos prit të hënën, të nesërmen mos prit.
Mos lerë të rritet pafund ai rresht
Ëndrrash të shkelura me këmbë. Mos prit.

Nga frika mos u ndal, a ligësitë.
Mos e shkëmbe jetën me tjetër mortje
Ç’të sjellë fati, kurrë, asgjë mos prit
Veç nga këmbëngulja dhe djersa jote.

Në ke një ëndërr tënden, më tej gërmoje
Si përroi brigjet grryen ngadalë;
Si era që jeton sepse shndërrohet.

Dhe si dëshiron ti gjithçka të dalë,
Gjithnjë vendos vetë dhe menjëherë
Dhe vjeshtën tënde ktheje në pranverë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s