Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MOS, MË NGUSHLLO…

Mos më ngushllo
Për dashninë, që ma more përtej vdekjes, sot
Vetëm m’dashuro
Me frikë t’puthjes, kur t’qeshte fytyra nëpër lot

Mos i lejo, që të ngadhnjejnë, mbi jetën tonë
Fjalët e plumbit, që, na morën nishan s’koti
Se me sy e ledhatonim, qiellin, që gojët thonë
Janë dashnorë të pranverës, që na e fal Zoti

Mos më ngushllo
Të lutem moj Syzanë, që mbete nëpër jermi
Vetëm m’dashuro
Me frikën e puthjes, kur me sy, bënim dashni.

 

CA, SY…

Ca, sy
Si t’Ujkut Ilir, në liri, shikonin përtej maleve
Me, dy
Bebëza, i kryqëzonin shikimet, si acar balleve

Me nuhatje e ulërimë e me thonj e preknin tokën
Këmbët u shkonin pas gjakut, që pikonte diku n’gur
Ku shkëlqente bardhësi plisi, që pushonte kokën
Me shtatin veshur me nëntë plagë, shtrirë në flamur

Ca, sy
Si Ujku Ilir, në liri, me shikime malet i pinë
Me, dy
Bebëza, mbi acarin e moteve, ballët ku rrinë.

 

MBI ËNDRRËN, TERSE…

Sy, guri
Dukej ëndrra, mbi ëndrrën terse
Drit nuri
N’tokën e gurinës, me shall bese

Për inate të dashnisë, në shpatën e skuqur
Që kërkonte, kokën e shtatit të lavdisë
Shpirtin e maleve, si dhe algjiri për ta zbutur
Mbi ballin e kullës, që i printe malësisë

Sy, guri
Dukej dhe shikimi, ndër mjegulla jermi
Drit nuri
N’tokën e gurinës, me flamurin Shqipni!

 

PËR JU, FILIZAT E MALIT…

Amanet, kur të vdesë
Diku nëpër rrugët e gjata, në kërkim të lirisë
Me sytë, plot shpresë
Bebëzat e pikturuara, me ngjyrat, dhe i Shipnisë

Mi gjeni dy gurë, të bardhë, me shikime kah qielli
Te Rahu i Ukës, karshi ahishtes, ku më mbet çiftelia
Tre grushta dhe, nga Ara e Gjatë, ku ndalonë dielli
Një lulëkuqe prej lulishtes t’zanave, ku mbeti poezia

Amanet, kur të vdesë
Për ju filizat e malit, që lindët, nga loti i pikëllimit
Me sytë, plot shpresë
Bebëza t’pikturuara me dhe, me ngjyra t’ngushëllimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s