Poezia e autores Flora Meçaj, si përfytyrim dhe rendje e kahershme drejt metafizikës njeri / Parathënie e vëllimit poetik “Një tjetër diell” nga Agron Shele

Poezia e autores Flora Meçaj, si përfytyrim dhe rendje e kahershme drejt metafizikës njeri

Leximi i poezive të autores Flora Meçaj është një vizualitet dhe përzgjedhje fjalë që shkon përtej kuptimit të saj, imazhit sjellë në trajta hermetike dhe pas kuintave mister për të zhbiruar pafundësinë e hapësirës dhe mozaikut jetë në përsiatje dhe dyluftim, e sjellë si një emocion, grishje dhe luajalitet për vetë sigmatizimin dhe reminishencat jetë. Aspekti metafizik mbizotëron në gjitha vargjet e saj, prek kufijtë më të fundit, nocionin kohë, gjithë kjo përmes shqisës së tetë, asaj që ndjesinë e shikon në një kopsht të lulëzuar qershish, ndriçuar nga meditimi hënë dhe hijëzuar kodeve misticizëm që duhet deshifruar. Që në fillim të vëllimit poetik ndeshemi me forma dhe ideime të thella, dritëhije, frazeologji fjalësh dhe figuracion, sematikë kjo që tregon perfomancën dhe plotëformimin e autores në fushën e artit. Ajo që tërheq vëmendjen në këtë përcjellje estetike është natyrshmëria dhe lirshmëria për të sjellë ato tablo plot jetë, ku çdo ngjyrë përshfaq një dimesion të tërë, si trajtë dhe evokim i gjendjes së brendshme në raport me realitetin dhe mendësinë shoqëri. Sigurisht, si poete dhe tejçuese e ndjesive më të thella, Flora është në poezi për të qenë pjesë e trazimeve të mëdha, shqetësimeve, vëzhgimit të detajeve gjer në imtësi, natyralizimit dhe harmonisë qenësi-ekzistencializëm, gjurmë e endur në përditësi dhe shenjë e mbetur aty, si reflektim për atë çfarë shkon dhe trasmetim drejt të nesërmes. Depërtimi përmes vargjeve të kësaj autoreje të çon në ato lëndina, që mbartin borën e bardhë (dëlirësi), çelin lulet e egra të pranverës (magji), flenë poshtë honeve që kreshpërojnë lartësitë (krenari) dhe zgjatin hapësirat e tyre drejt detit (madhështi), atij deti të përshfaqur si masiv blu që kapërcen vështrimin përtej horizontit dhe pret e përcjell lundrimin e velave muzë. Për më tepër le të ndalemi në disa poezi, për të kuptuar më mirë idetë e hedhura, filozofinë mendim, si koncept, orientim dhe botë që nuk njeh kufij.

“Sot…,
s’më flasin si dikur; 
humbjen time e kam në muzën e arratisur,
zhgënjimi s’më tremb,
e nis nga fillimi udhën e së pamundurës;
atë…, betejën e egër.”

Tek poezia “Muzë e këputur” autorja shpreh shumë nga bota e saj përfytyruese, shndërrohet e gjitha një muzë dhe arratiset në përhumbjen e thellë, të asaj mbrëmjeje që mbledh shiritat e ndritshëm të perëndimit dhe pritjes së një tjetër mëngjesi me flakën e dritës për shpresërimin e ditës. Përpos figuracionit të përdorur (metaforës) dhe vizionit që kërkon të arrijë (e pamundura), psikologjia e autores e paraqet sfidën njeri si një sfidë që duhet të ndeshet dhe të kapërcejë së pari vetveten (atë…, betejën e egër.”)

 

Flora Meçaj

Motivet lirike përbëjnë tjetër aspekt në këtë vëllimi poetik, motive që vijnë larg atyre shablloneve ose formave ekzaltuse, si inkluiditet i brendshëm dhe ndjesi që përcjell dashurinë e vërtetë njerëzore.

“Dua një tingull zëri,
një vështrim e pak frymë nga ti.”

Vargje që flasin shumë, simbolikë e tingullit që çan akuartitetin harresë, përtejvështrim që shkon gjer në pore, frymë nga vetë fryma e hyjnive dhe si e tillë ajo pasqyron brishtësinë lakonike dhe elokuencën fjalë.

Vëllimi më i ri poetik “Një tjetër diell” i autores Flora Meçaj hedh tjetër këndvështrim mbi botën përfytyruese, sjell risinë e atij arti që ndërthur traditën me modernen, mbart gjurmët e një përpjekjeje të kahershme që lindi me njeriun dhe përherë nis nga fillimi, e si i tillë jo vetëm që e përfaqëson denjësisht në Letrat shqipe, por shpalos dhe personalitetn grua në mjedisin dhe shoqërinë e sotme.

Agron Shele, shkrimtar, poet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s