Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

***

Shfaqur në vezullim yjësie
këtë natë e veshur me të kuqe
Ndihem Divë .
Uragan me afsh zjarri
që të përfshin të gjithin.
Shpërthej dritëhapësirave
dhe qëndroj pezull mbi të tuat qerpikë.
Rrezëllij…
Derdhem mbi ty e s’njoh kufij.
Përhapem mbi trup si hojëz e pjalmuar mjalti
Dhe drithërojmë të dy në dashuri.
Jam Divë këtë natë.
Yll…

 

Ekuinoks

Ujë
Dhe
Tokë 
e gjithë lëkura ime.
Një trëndafil i çelur
Veson
midis gjinjve.

 

***

Në garderobën time të vjetër
një ulli.
Te rrënjët një grusht det.
Midis degëve harruar 
varur këmisha jote e bardhë
E vesh…
Vijnë rrotull
pulëbardhat.

 

Është bukur të vdesësh nën një qeshje peme

Hapat e tu i ndiqja me këngën e zogjve Ata që ikën dhe lanë këngën e diellit.
Linda pemë në një kohë kur kishte rënë dimër i madh mbi pyllin me ullinj të zotave.
Asnjë zog nuk i këndoi pemës sime.
Asnjë lule nuk qeshi mbi krahët e mi të brishtë.
Po unë gjithnjë kam ëndërruar blerimin e çmendur.
Të kam ëndërruar ty!
Është koha të të them se pranvera ka emrin tënd.
Mos vono të vish!
Në këtë kohë marsi unë dua të dehemi me kupa blerimi.
Në këtë kohë dielli me kuaj marsi
me krahët e çelur
tek ty.
Është bukur të vdesësh nën një qeshje peme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s