DERI NË VDEKJE (Esse e dashurisë) / Nga: Sevëme Fetiqi

DERI NË VDEKJE

Esse e dashurisë

 

Nga: Sevëme Fetiqi

Atëbote dashuria fillonte me shikime dhe buzëqeshje. Pastaj vazhdonte me letra të fshehta ku derdheshin ndjenjat e sinqerta dhe drithërrimat e para rinore. Duarte dridheshin si thuprat në ujë kur e mbanin letrën, të cilën letër fshehtasi ma lëshonte në xhepin e uniformës shkollore gjatë pushimit të gjatë. Derisa lexohej një dashuri e shprehur dhe në fund të letrës në cepin e saj të djathtë shkruhej I YTI DERI NË VDEKJE …E JOTJA DERI NË VDEKJE..çdo e rrahur zemre, dukej se do ta përplaste zemrën diku jashtë trupit. Së paku ne ashtu mendonim dhe ëndrronim dashurine tonë, edhepse akoma nuk ishim prekur as puthur. Në mes nesh fluturonin pendlat e bardha shikimesh të pastërta. Letrat me shkrimin e tij të bukur, i fshehja në njërin nga librat e kompletit të Jakov Xoxës, që rrinte në dollapin tim, nga frika se do t’mi gjej dikush ato letra. Sa herë i hapja librat e atij kompleti ngjyrë qielli, vinte një erë e këndshme e letrës së freskët. Po ta kisha kundërmuar atë erë sot do të dija se është era e dashurisë sime të parë.
A e dini çka i shkrova në letrën e parë në rreshtin e fundit?
“Por mos i humb shpresat. Ndoshta ti një ditë do të bëhesh i imi dhe unë do të bëhem e jotja”. Dhe ashtu u bë. Se paku unë mendova ashtu. Isha e re, zemra rrahte shpejt, fluturat me fluturonin në brendësi, por aso flutura që nuk vdesin dhe unë ndjeja se nuk ecja. Këmbët m’u kishin prerë nga toka.Vetëm në sytë e tij ngjyrë gështenje me qerpikë të zi, notoja drejtë një deti të pafund mashtrimesh. Isha e re dhe ishte një gjë e parë që ndodhte në zemrën time. Nuk e dija ende se çdo dashuri e vërtetë, fundoset një ditë në dhembje dhe lot.
U bë i imi. Së paku unë mendoja ashtu dhe ndjeja se edhe unë jam e tij. Kurora e lumturisë na rrinte mbi kokat tona duke u tallur. Në qiellin tonë te dashurisë lindën tri yje të shndrritshme. Pas shumë vitesh, një ditë me shi, iku, duke mos i pare lotët e mi, shija e të cilëve merrte ngjyrën gri të largësive të mëdha. Iku pa mëshirë pa e ul kokën, pa lamtumirë duke u ndje hero, që triumfon mbi vetminë time. Edhe dollinë me tjera e ngriti shumë shpejt duke menduar se fitoi.
E harroi betimin se i imi do të mbetet deri në vdekje, kinse atë betim nuk e tha zemra dhe buzët e tij, nuk e shkruan duartë e tij njëmijë herë nê letrat tona të dashurisë. Unë atë betim ende e mbaj, duke thurur kafazin nga tabutë e mallkuara rreth meje, por tash afër një varri brenda zemrës sime, duke ia sjellur çdo ditë lulet e freskëta të harrëses.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s