Henry Wadswarth Longfellow
Kalendari poetik: Henry Wadsworth Longfellow (1807-1882)
Më 27 shkurt 1807 u lind Henry Wadsworth Longfellow, poet, shkrimtar dhe përkthyes amerikan. Qe nga të parët shkrimtarë amerikanë që bëri emër në botë. Si përkthyes, ishte i pari që përktheu në SHBA ‘Komedinë Hyjnore’ të Dantes. Mbështetës i zjarrtë për heqjen e skllavërisë. Në Shqipëri u bë i njohur prej poemës Scanderbeg, poemë që u shqipërua mjeshtërisht prej Fan Nolit: “Nga kështjella shpejt ka rënë//flamuri me gjysëm hënë….”
Ja përzgjedhja ime në 212 vjetorin e lindjes së tij:
KUJTIME
Shpesh kujtoj ata, që dikur kam njohur
Në ditët kur prej tyre jam tërhequr
Si me magnet, por, kurrë s’kanë vdekur,
Kujtim i tyre kurrë s’është ftohur.
Telashe kam patur shumë në jetë,
Ndërkaq mbi ata, mbinte’ rritej bari,
Me myshk u mbulohej guri i varrit,
Ku përveçse emrit s’duket gjë tjetër.
Po ata çka ndjejnë? Shkuan kaq vite.
Më kujtojnë ata, po kështu thua,
Kujtime të mira kanë për mua?
Ndruhem të pyes; përse kjo dreq frike?
Ëndjet si dhe lulet, fishken e vdesin,
Por rrënjët ama, të përjetshme mbesin.
© shqipëroi Maksim Rakipaj