Kalendari poetik: Nguyễn Chí Thiện (1939-2012) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nguyễn Chí Thiện

Kalendari poetik: Nguyễn Chí Thiện (1939-2012)

Më 27 shkurt u mbushën 80 vite nga dita e lindjes së poetit disident vietnamez, që kaloi mbi 27 vite të jetës nëpër burgjet e tmerrshme të regjimit komunist të Ho Shi Min-it. Herën e parë, në vitin 1960 e dënuan dy vjet, por kaluan 3 vite e gjysëm para se të lirohej. Hera e dytë qe në vitin 1966; i dhanë 11 vjet për poezitë kundër regjimit. Në vitin 1979 pasi përgatit një përmbledhje poezish të shkruara në burg, mendoi të hynte në ambasadën franceze; por nuk mundi prej rojeve të shumta; u fut në ambasadën britanike. E pritën mirë në ambasadë, i premtuan botimin e poezive, por nuk mund ta strehonin. Sa doli prej andej, i vunë prangat. Edhe 12 vite burg. Ndërkaq poezitë e tij fituan çmimin e parë në vitin 1985 në Rotterdam; patën sukses edhe në SHBA, në një përmbledhje me titull “Letra nga Ferri”.
Pas një viti u mor në mbrojtje si i burgosur i ndërgjegjes nga Amnesty International. Në vitin 1995 pushteti e lejoi të dilte jashtë Vietnamit. Vdiq më 2 tetor 2012 në Santa Ana, Kaliforni (SHBA). Ja përzgjedhja ime në 80 vjetorin e disidentit vetnamez:

19 MAJ

Sot, më 19 maj
Në shtrat
Po shkruaja një poezi
kundër Atij
Poezia filloi të qelbej si Ai
Dhe mendova
Ca mutër si ky
Nuk meritojnë mundimin tim
Djersën time
Të shkruaj poezi për Ata
Edhe kur i tall
As Marksi
Mësuesi i tij i dhier
Një rresht s’ka për të marrë meje!
E di çfarë?
Le të shkruajnë rrogtarët e tij, si kurvat,
Le ta përkëdhelin, le t’i lëpijnë bythën!
Kam plot gjëra për të shkruar
Ai shkoftë në halé të gomerëve!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s