Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

A digjesh për mue?.
Më thuej , a të kërcasin thëngjijt e gulçeve ?
Po kur më imagjinon të shkopsitun ,
a të dhemb kupola e mendimeve ?
Duhesh me vuejt çdo natë,
tue m’mendue si unë mendoj dekën.
Ekzistoj pra,
shkërmoqem, të urrej, të due,
e të la me m’vra.
Se njikshtu me pak imagjinatë,
me nji mendim pervers,
veç me të ndie tue dihatë
fillon dashnia.

 

10 sekonda

( vjet këto 10 sekondat ) 

Me kenë frymë për frymë,
Me u ba nata që shtrëngon gishtash
ndrydhjen e buzëve,
tue ju ngjitë zhveshjes rrumujshëm,
tue lanë sende pezull.
Me u humb,
me u gjetë,
me u lidhë trupash për ijësh
për flokësh,
për grushtash.

Eshtnat veç eshtnat mbesin pa u thye,
me u gërdhisht,
grrye
gojë zhytun në fyt.
Me u kacafyt andrrash.

Tana këto folje të pa marre
bajnë 10 sekonda.

 

***

A e din se ka prej atyne që ja dalin?
S’duen gjithmonë diku me u preh,
edhe nse në ftyrë u lexohet vdekja,
e n’sy urrejtja.
Edhe shpatullat mbas murit,
gjejnë një shteg kur asht terr.
Kthejnë kryet kah jeta,
shpërbajnë mendimet,
tue e marrë para këtë botë
në miniaturë.

I ke në barin përballë,
me një gotë vodkë
a një cigare në.buzë,
ndoshta vitrinave shumëngjyrëshe,
e kudo rrugëve të qytetit tem.

Jane ato që i prijnë vetmise,
shohin kjartë edhe përmes baltës,
edhe kur asgjaja i ndjek,
edhe kur të rren mendja se i vret
veç ja dalin e të lanë
në hije të injorancës tande,
derisa zhgrryhesh mramje n’mramje
në të njajtat tesha
as tuejat as t’huejat.
Njaq ke meritu.

Këto gra
janë pak,
pak ma shumë se gjithë të tjerët.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s