Poezi nga Dijana Toska

Poezi nga Dijana Toska

 

Dashnia

Dashninë mos e lyp;
ajo vetë vjen,
pa e thirrur; vjen kur nuk e pret,
të përkund në të ëmblat ëndrra përjetë.

Dashnia nuk di të gënjejë;
ajo është e pafajshme
si fëmija që duhet me e kapë përdore.
Nuk di as me u fshehë gjurmësh, madje; as fjalësh, as hiç.

Dashnia kur të zë
nuk është hiç e vështirë me e kuptue;
nuk është sikur rakia-ke me e pa edhe vetë.
Veç nëse nuk di me desh, nuk ke vuajtur kurrë,
atëherë nuk e kupton.

Dashnia është si lule, ta dish;
lyp me i folë butë, me e ujit, me e ledhatue.
Nuk ke çka me bë-ashtu e do ajo;
e, qebesa, edhe me i këndue përnatë, para se me fjetë, ndonjë serenatë.

Dashnia është flijim,
as mendja mos të t’shkojë me dyshue;
në çdo rrapëllimë zemre pahetueshëm e flijon nga një pjesë tënden, me vlerë;
fluturon përskaj hënës netëve të pa gjumë dhe e beson sikur ditën me diell.

Dashnia nuk është fushëbetejë,
edhe pse ka luftë të ashpër ndjenjash e dëshirash;
është veç një paqe e pafund dhe shprishje gërshetash, damarësh;
temperaturat tropike në kokë , damarët e lidhur nyjë i zgjidh.

Dashnia është shumë më shumë se çdo gjë që syri i saj i shkruar e kap;
është univers, është jetë, është frymë, zemër që rreh me mijëra vjet drite larg
dhe prapë gjaku vërshon damarëve tu për të përmbytur, përfundimisht, arsyen.

Lëri llafet, askush nuk e di dashnia çka është,
po më thotë diçka në brendësi;
askush dashurinë e tjetrit s’e njeh me e pa në rrugë,
veç dashnia ime më flet kudo që është,
është një rrugë e vizatuar në zemrën time
çdoherë e di ku je ti, dashni, je këtu me mua, të kam në kokë, në buzë, në sy, në gji.

 

Me i folë

I fola me vargje
gjitha që nuk ia thosha n’r sy,
ja thash!

Fjalët shkyeheshin shkronjash
të tmerrueme iknin prej buzëve t’mia
kur m’puthte me sy.

Më buzëqeshte, e guximi arratisej dikah
psherëtimat lypnin një urë
ose një ballkon në Venedik
apo kudo tjetër
s’ka rëndësi
veç me i rahatue
psherëtimat për te.

Qyteti i zemres time nuk ka det
as kanale ku rrëshqasin dëshirat e kuqrremta
nëpër gondola
as dashuritë e ndalueme
nuk ndodhin
urat janë veç me e kalue lumin.

Kur ai flet
bahem memece
hec e çile gojën, o gurë
krahët më dalin prej gëzimi
edhe me fluturue mundem
veç duhet me provue.

Veshësh mshelë, prej rrapllimave të zemrës
asgjë nuk dëgjoj
nga buzët e tij
veç e lexoj rrëfimin për mua
ashtu, qysh due vet.

Pra, me vargje po të flas
se ndryshe nuk di me të thanë të due
brenda meje bahet rrëmujë
kur këto fjalë të thjeshta due me ti thanë.

Kështu i dashtun, gjanat rrjedhin vet
vargu bahet krua e rrjedh deri te ti
unë e dehur vet, të them pi
buzët i lagë dhe më sheh në sy .

Sytë e tu më thonë …………. e di!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s