Dhimitri Jani Kokaveshi
UDHËTIME… DIELLORE
***
Gurin e çmuar!…
Margaritarin që kërkova
ja dorëzove
Shpirtit, mos iu shmang.
***
Erdhi pranvera
po dimrin!…
Nuk e shkundëm akoma.
***
Buzët?… Tharë.
Vaditjeve
Po do të marrësh
Diellin!…
Rrezatimet dhe shkëlqimet!…
Nuk t’i thaj.
***
Natës, ja zboja
heshtjet
i ndizte!… Me dashuritë.
***
Mes zjarresh
shuaja
Shpirtin!… Kohërave
që nuk dëgjojnë.
***
Si qiparis përzgjidhja
lartësitë!…
Më mungonin.
***
Shpirtra brengosur
duartrokisnin
ujqerit?… Fajësonin!…
Qengjat.
***
Mos ma fshih
thesarin!…
Në urtësi studimi lija
mendimet!…
E shkruara.
***
Korridoret?… E errëta.
Semaforët!…
Prishur, zbërthenin
udhëkryqet
e jetës, pa terapi.
***
Momenteve u përzgjodh
me dashurinë!…
Ndriste… shpresa?…
Diellore, veç mos e vrit.