Poezi nga Seli Murati
Ti s’je vetëm
Ti nuk je këtu të shohësh sytë e mi
në kaltërsinë e tyre ruaj dashurin
sy të cilët gjuhën e zemrës flasin
buzëqeshur ruajnë imazhin tënd
sy që derdhin ngjyra deti valë-valë
brenda tyre natë e ditë masin largësinë
qerpikë të lagura, në sy lulesh larë me vesë,
si valët të detit shkumëzuar
hedh hapat me shpresë shpirttrazuar
në kujtesë të mbajë
këtu pran meje
Ti s’je vetëm
VETMISË
Vështro sytë e mi
në kaltërsinë e tyre ruajnë
dashurinë dhe
gjuhën e zemrës flasin!…
Buzëqeshjeve?
Ruajnë imazhin tënd.
Sy… që derdhin
ngjyrat e detit, si dallgët
valë-valë matin
largësitë, na i mbulojnë
qerpikët!… Natë dhe ditë
të lagura, sy larë, vesës!….
Të shkumëzuar dhe
shpirttrazuar shpresë?…
Më mbyt kujtesën mbaj
rritur… vetmisë.