Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

NE DHE FLAMURI

Nuk është thjeshtë një copë beze,
qendisur nga duart e brishta të Marigosë,
aty mblidhen të gjitha ëndrrat,
mblidhen të gjitha dashuritë e kombit…
Aty derdhet i freskët gjaku i të rënëve,
që një nga një nënshkruajnë pavdeksinë…
Aty kanë hedhur rrënjë të gjithë baballarët
mjekër bardhë të kombit,
aty ruhen amanetet, ruhet dielli, gjuha,
ruhet ikona dykrerëshe e Kastriotit,
aty janë të gjitha nënat nëpër epoka,
që vazhdojnë të lindin heronj…
Aty janë të gjithë të larguarit.
që për Shqipërinë mëmë vazhdojnë të punojnë!

 

Për ty…

Ti sapo kishe dalë nga ai dush i ngrohtë,
me rrobdishanin hedhur përsipër,
unë hyra në dhomën tënde ashtu si “ kot… ”
dhe ngela më shumë se i mahnitur!

Flokët me avull shpërndanin fije ari,
duart të dridheshin, shtërngonin rrobdishanin fort,
unë i krisuri, i marrë pas të marri,
ngela i bllokuar,një buf,më shumë se idiot…

Ashtu i përhumbur,shkarazi të putha mbi flokë,
ti u ktheve nga ana tjetër,prisje sulmin mbi Trojë,
një forcë magjike m’i bllokoi të tëra,më ngriti mbi tokë,
zemra ndaloi,u ngatërruan fjalët,ngela pa gojë…

Ti këto ndoshta s’i ke mësuar akoma,
po t’i them t’i dish,nuk lihen gjërat me borxhe,
do vijë dita t’i bëjmë të gjitha,do rikthehet ora,
te puthja shkarazi me fije ari, riçelin e riçelin gonxhe…

 

DIMRI PO ZBRET NUDO…

Vjeshta i hoqi rrobat
një e nga një…
Por si e turpshme që është
i mbajti të brendshmet,
nga lart (sytjenat)
e nga poshtë (stringet).
Si prodhimtare që është,
na i fali të gjitha
dhe tani në moshën thinjoshe
po bëhet gati
t’ i dorëzohet pa kushte
dimrit plak…
Ky disi i kënaqur,
nga dhurata e vjetër
(por me pamje të re)
për të treguar burrërinë
e për të mos e ulur vehten,
po i heq të tëra,
tirqet e shajaket nga poshtë
e nga lart fustanellën…
Po zhvishet lakuriq!
Kujdes o njerëz!
Është i egërsuar dimri sivjet,
ndaj kërkon të derdh mbi ne inatet
e t’ na shkarkoj mbi supe malet.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s