Kalendari poetik: Gioconda Belli, 9 dhjetor 1948 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Gioconda Belli

Kalendari poetik: Gioconda Belli, 9 dhjetor 1948

Poete, gazetare dhe shkrimtare nga Nikaragua; u lind 71 vite më parë në Managua në një familje me prejardhje italiane, stërgjyshi i saj pat mërguar në kohën kur punohej për hapjen e Kanalit të Panamasë. Pati të gjitha mundësitë financiare të mësonte në Spanjë dhe më pas në SHBA, ku diplomoi për gazetari. Pas viteve ’90 jeton në Kaliforni duke vazhduar me sukses karrierën si shkrimtare. Ja përzgjedhja ime sot në përvjetorin e 71 të lindjes së poetes nga Nikaragua:

MUZIKË DHOME

Violina. Këmbët e mia ngrihen.
Allegro ma non troppo.
Pa u ndjerë.
Ëmbëlsisht nis uvertura.
Tamburi i barkut tim si kudhër jehon.
Gjithmonë ta mbaj mend muzikën
Por, megjithatë,
harku yt, këmbëngulës,
të tjera adaxho, të tjera fuga luan.
Trombetier i zjarrtë.
Jepe kumtin tënd!
Të pret ankimi im si soprano
dhe zëri yt prej baritoni, i dalldisur përgjigjet.
Ngurron paksa violinçeli,
fillojnë harqet para klaviçembalit
ose pianos…
Pastaj vazhdon sipas dëshirës
i shpupurisur orkestrën drejton.
Jehon era
dhe duartroket,
ethshëm,
publiku.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s