Ç’MUND TË BËJË NJË GRUA!? / Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

Ç’MUND TË BËJË NJË GRUA!?

Shoh hallkë zhinxhirin,
si një qen lidhur kolibes për të ruajtur shtëpinë,
Oh… i mjeri Atdheu im!
Po… cilën shtëpi ruan? Për kë kolibe tënde vuan??
Vij të heq hallkën…, shtërngimi i saj më mbyt çdo ditë,
E jo vetëm mua… të gjithë bijtë!
Stuhive kolibja mbetur në shi,
hallkëzinxhiri salduar… ndryshku bërë punën e tij…
Oh… Atdheu im… , i mjeri Ti… po vuan shumë!
Më e mjerë se të mjerët Unë!!
As gjumin s’e bëj një natë,
pa ndjerë klithmat e unjës tënde,
i kam fare pranë… në tavolinën e zbrazur,
për të mbushur pangopësinë e xhandarëve të tu,
i kam pranë, në shpirtin tim sa trojet tua pa anë
e si trojet tua ndjej, kafshime nga bishat që hanë,
e djegin shtëpinë më pastaj…
Oh…, i mjeri Atdheu im!
Dy duar kam… i gjakosa të zbërthej hallkën,
Po hallka më shumë mbërthyer mua më mban…

Shkoj pas unazave që tejzgjasin zinxhirin,
që hallkën tënde të ndryshkur mban,
O zot i madh!
Lexova të parën…, TIRANË,
Tjetra PRISHTINË, tjerat me radhë…. POLITIKANËT tanë,
flisnin serbisht, greqisht, italisht rusisht…
me unazat e tjera të zhnxhirit,
gjej në fund mbërthyer si ganxhë,
në tmerret e luftës Ballkanike, ku TY, Atdhe i Shenjtë,
copa mishi të ndanë për langenjtë,
për çudi atje thonë sot që do gjejmë derman???
E ty Atdheu im s’ta thonin një fjalë…
Oh… Atdheu im, i pa djalë!
Mos më vra, mos më merr dhe këtë pak frymë,
të paktën të qaj për së gjalli,
mos kërko shpëtim nga mua,
ç’ mund të bëjë një grua!??

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s