Poezi nga Fatmira Halit Sulmina

Poezi nga Fatmira Halit Sulmina
 
 
… një,
ditë e zakonshme
nga e imja Jetë…
 
Si, kjo Ditë dhjetori 2016 – të
Dimër,
në Athinën & Antike & moderne!
 
Ditët,
vijnë dhe shkojnë…
ashtu, duke rendur.. .
hedhur
për mbi supe…
mantelin e shpresës.
 
Rendim pa u ndalur
drejt,
shtigjeve të Jetës.
Ajo,
( JETA ) ….
rend kaq shpejt,
se kthen kokën prapa.
Sikur,
pakëz ti ndalonte
të bekuarat hapa?!
Të na shplodhej shpirti
nga kjo Rrugë e gjatë…
 
 
 
E rrallë
 
Në emër të 1001 vuajtjeve
me lër pak vetëm të lutem,
dua të çlodhem nga kjo
rrugë e gjatë vuajtjesh!
Vetëm pak më ler
pastaj vazhdojmë prapë,
herë me të qeshur, herë me inat…
Po kërkoj qetësi shpirti
qetësi zemre kërkoj,
po ikën, ikën viti
dhe ti s’më kupton!
Më ler, të lutem
Hë, më dëgjon vallë?
Më ler të ngopem
me gjumin e rrallë!…
 
 
 
***
 
… atje,
përtej vuajtjes,
kur shpirti dhemb
dhe pikon lotë…
Akoma ka dritë?
Akoma ka shpresë,
se dita e nesërme do të
jetë më e mirë & më e
bukur se sot..
 
Dhe,
përsëri…
në lendinat e shpirtit
tonë, do të çelin trëndafilat?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s