Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Çfarë lumturie

Lumturia më e madhe ?!
E lumtur mes dashurive gjigande,
12 vjet ngrohtësi,
12 vjet plot magji.

Ëndrrat jetohen
edhe nëse nga gjumi zgjohesh,
dashuria vazhdon,
nuk është garë, nuk përfundon.

Po ku ka më bukur,
kur në ditëlindjen tënde me ngrohtësi rrethohesh,
ku ka me bukur,
kur fjalën e parë, që duhet të dëgjosh,
të bën të lumturohesh.

Kur dhuratat rrëshqasin ndër duar,
kur dashuria gjithë trupin ta ka mbuluar,
kur nuk ke kohë, gjë tjetër për të menduar.

 

Reflektim…

Po luante vajza me pasqyrën,
shoqërinë e pavërtetë mendoi,
njerëzit me dy fytyra
dhe pasqyrës këtë hall ja kallzoi,
por “pasqyra” hallin nuk e kuptoi
e si reflektim atë e tregoi…

Pasqyrë moj pasqyrë
pa më jep një tjetër fytyre,
të ve nje buzëqeshje fallce,
të kuptoj që ti më nxorre krejt padashje!

E pasqyra prap nuk dëgjoi
vajzën vazhdoi dhe e tregoi
e tregoi gjatë e gjatë,
deri sa e bëri zap,
e më pas fap!
e mbërtheu në varg…

Vajza u lut për mëshirë,
por hekujt e rreshtave ishin të vështirë
e kështu për pasqyrën u bë vetëm nje poezi.

 

Sot ..

Me kohë fjalën e kam dhënë
fjalë nuk do le pa thënë
do flas e do bërtas,
fjalën time do përkrah,
se e di që të drejtë kam,
për atë fjalë që më është lënë!

Fillova një jetë,
kur nëna për të folur më ka dhënë të drejtë,
fillova të flas,
kur me murin bëja debat,
fillova të shkruaja,
kur gjallesës time jetën i’a dhurova ,
fillova të ecja,
kur fillova përgjigje të ktheja!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s