Kalendari poetik: Giovanni Gastel 27 dhjetor 1955 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Giovanni Gastel

Kalendari poetik: Giovanni Gastel 27 dhjetor 1955

Giovanni Gastel ka datën e lindjes sot, më 27 dhjetor, është poet dhe fotograf i njohur italian. Përmbledhjen e parë poetike e botoi kur ishte 16 vjeç. Në vitet ’70 mori kontaktet e para me fotografinë. Në vitin 1981 u afrua me botën e modës dhe fotot e tij filluan të çfaqen në revistat kryesore të modës. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:

GODITJE…

Me goditje të errta
koha kërkon të rrëzojë
trungun plak të pemës që jam.
Xixa në çdo goditje lëshoj
dhe gjethet e mia fërgëllojnë
si nga një ethe e beftë.
Harrojini frutat e mia
dhe hijen që ju dhuroja.

Do ta harroj dhe vetë
shijen e erës mes degësh
dhe ëmbëlsinë që më falte
kush nën hijen time pushonte…
Më shkoi jeta duke parë
pemët e tjera si rrëzohen përqark.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s