Kalendari poetik: Olga Aleksandrovna Sjedakova – 1949 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Olga Aleksandrovna Sjedakova

Kalendari poetik: Olga Aleksandrovna Sjedakova – 1949

Më 26 dhjetor 1949 u lind në Moskë Olga Sjedakova, poete, përkthyese dhe tregimtare ruse. Sjedakova është trashëgimtare e poetëve të mëdhej rusë të viteve ‘900, si Anna Ahmatova, Osip Mandelshtam, Velimir Hljebnikov e Josif Brodskij. Mbaroi fakultetin e gjuhësisë Llomonosov në Moskë për gjuhësi; filloi të shkruante që në moshë të re, por vetëm nga mesi i viteve ’80 filluan të botohen poezitë e saj në Estoni dhe Rusi. Poezitë e saj filluan të përkthehen pothuajse në të gjitha gjuhët evropiane dhe në kinezçe, por përmbledhja e parë me poezitë e saj u botua në vitin 1986 në Paris, kurse në Rusi në vitin 1989 doli libri i saj i parë. Kurse përkthimet e saj nga letërsia botërore kishin kohë që lexoheshin në të gjithë vendin. Në 70 vjetorin e lindjes së saj sjell këtë shqipërim:

SI KA MUNDËSI?

Si ka mundësi, edhe ne? Si të gjithë?
si gjithë të tjerët,
lamtumirë duhet të themi?

Ne që diçka dimë
nga pasioni më i shpejtë se vdekja,
ne që nga bota diçka kuptojmë,

ne që e dimë se kjo guaskë s’ka perlë brenda,
që s’ka shkrepse, qiri a kandil
përveç zjarrit të afshit e dalldisë,

ne që e dimë prej nga vijnë
tingulli dhe ndriçimi
edhe ne duhet lamtumirë të themi?

Ne që dëshirojmë të jemi bashkë,
jo më pak se shelgu do buzën e ujit,
jo më pak se ujrat që duan të ndjekin dritën e yjeve,
jo më pak se i dehuri Li Po gotën e verës,
si hëna që jo më pak se një gur qëndron në fund të liqenit-
si është e mundur të themi lamtumirë?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s