Poezi nga Vladimir Muça / Shkëputur nga vëllimi poetik në proçes botimi “Mbi supe vargjesh”

Poezi nga Vladimir Muça

 

NËPËR MJALTIN E VENDLINJES

Në madhështinë e vendlindjes
Vështroj çfar lanë gjyshërit.
Oh çfar shkëlqimi!…
Njoh tjetër dritë,
Tjetër pamje besalidhur në tjetër botë.
Më mundon jeta e popullit tim durimtarë,
Tjetër dashuri njerëzore
Derdhej në familjen time,
Çfar bote,rikthyer në kufizime,
Në ditët e sotme,
Në hapin e tjetër marrëzije.

 

HËNA PJALMOI MBI RIVIERË

Hëna pjalmoi mbi rivierë,
Çfar ndriçimi boreal mbi detë;
Horizontit nëpër vezullimin e prerë
Çdo ditë rikthen tjetër jetë.

Ngërthehem në këtë magmë kozmike
Përtej flatrës të çdo harrimi.
Çfar fryme gjëndet në fundo!…
Ku mëkohet i perlave shkëlqimi.

Mes dritëhënës shquajmë
Kohën e rikthimit të pa anë,
Ngopur nga dashuri për Rivierën,
Me engjëllin e dashurisë pranë.

 

NË FUNDIN E NJË BOTE

Në mijëvjeçarin e tretë,
Përzhitur nëpër qiellin e Zi,
Praruar nga yjet grevistë,
Pas një kohe
Më vjen kjo natë me gjëmim.

E ti populli im
Solidarë,admirues shikon botën.
Çfar qëndron në fund
Në këtë gjëmim.
Larg këtij shekulli,
Prej teje
Nuk dua tani më shumë,
Veç dashuri.

Shkëputur nga vëllimi poetik në proçes botimi “Mbi supe vargjesh”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s