TË JESH POET
Një persiatje e pambaruar…
Nga: Vasil Tabaku
Të flasësh, të krijosh jetë brenda poezisë, të bësh shpirtin dhe ëndërrën, të bësh ditën dhe natën, të bësh vështrimin dhe këngën, të bësh puthjen dhe dritën… Pak a shumë kjo është sfida e të qënit poet, sepse je padyshim një PERËNDI, je një zjarr dhe një qiell, je një dashuri pa kufij, je POET, i çiltër dhe i pastër, i ëndërrt dhe real, i prekshëm dhe njerzor. POETI është vet magjia, i pastër, është drita dhe zëri i të gjithëve, është heshtja dhe dëshira që zgjohet, është marrëzia e sinqert dhe bukuria e cmendurisë njerzore. Të jesh poet, do të thot të jesht I ndryshëm, i veçantë dhe aspak i qetë, je vet stuhia, je fshehtësia e yjeve dhe ëmbëlsia e puthjes, je vetvetja dhe zbulues I fhsehtësive të fshehta. POETI është dashuria, zgjimi i përqafimit dhe dallga e detit, furia e tufanit dhe perkëdhelia e puhizës së lehtë. POETI është aroma e lules dhe petalia, është gjethi dhe degët e gjelbëra, është rendia e mjegullës mbi shpatin e malit dhe furia e shiut të pranverës… POETI, një dashuri e pasosur dhe një mall që nuk njeh kurrë shuarje… Mes tij dhe BOTËS gjithmonë ka ca ura lidhjeje të fshehta, të padukëshme nga kalon mendimi ynë dhe kënga… POETI është pasioni i ndezur dhe klithma e zogjve, fluturimi dhe rrufeja, krahu i ylberit dhe paqja që kurr nuk pushon së dashuruari. POETI është mesazhi juaj mbi buzët e ditës, është fjala ende e pathënë e vajzës ndaj dashurisë dhe dashuria ende e qelqtë që pret të thyhet mbi buzët tona. POETI është brenda jush, është gjithçka që ju ndjeni dhe doni të shprehni… POETI është Universi ende i paeksploruar…POETI, mos harroni, asnjëherë, të gjithë e kemi brenda vetes, në thellësi të kraharorit tonë aty ku merrë jetë jeta…