Kalendari poetik: Farid al-Din ‘Attar (1142-1220) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Farid al-Din Attar

Kalendari poetik: Farid al-Din ‘Attar (1142-1220)

Mendova të sjell sot një poet persian, Farid al-Din ‘Attar (1142-1220), sivjet mbushen 900 vite nga vdekja e tij, një nga më të shquarit poetë mistikë dhe sufij persianë, poezia e tij qe burim frymëzimi edhe për Rumi-un e famshëm:

ALEGORI E FLUTURAVE

U mblodhën të gjitha fluturat një natë,
ku ishin e ku s’ishin, të gjitha bashkë.
U mblodhën dhe folën, se donin të dinin:
“Ç’të jetë vallë, kjo flakë e qiririt?”

U nis e para, shkoi tek një kështjellë,
të shihte qiririn dhe lajme të sjellë.
I shkoi ajo kështjellës rreth e përqark,
u kthye, rrëfeu, gjithë ç’kishte parë,
si qe ky qiriri dhe si e kish flakën.
“Nuk na the gjë! -i tha Flutura Plakë.

U nis tjetra, më trime, më shumë u qas
te qiriri e shkreta, për pak u përplas.
I shkoi qiririt ca herë vërdallë,
u kthye, rrëfeu gjithë ç’kishte parë.
Por Flutura Plakë s’luan nga e vetja:
“S’the gjë as ti xhan, njësoj si ajo tjetra”.

U nis e treta në fund, si e dalldisur,
afroi te flaka krahët e qëndisur,
e tëra u ndeh dhe ashtu gjithë gëzim,
e dehur, përfshiu flakën në përqafim.
Me flakë qiriri ja ktheu përqafimin,
sa u bënë njësh ajo edhe qiriri.

Dhe kur së largu e pa Flutura Plakë,
njësh me qirinë dhe mbështjellë në flakë,
pa si digjej e lëshonte dritë e shkëlqim
e tha: -“E arriti qëllimin, tani ajo e di”.

Më shumë di ai, që veten shpie në harrim,
veten me trup e shpirt deri në vetmohim,
ndryshe s’njeh të dashurën, s’njeh as dashurin’.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s