Poezi nga Bilall M. Maliqi

Poezi nga Bilall M. Maliqi

 

DORËZIM(I)

u ngrit mbi çati të shtëpisë
një shtizë me pelerinë të bardhë
kapur nga dorë e zezë

mënjanë hijet habitshëm
vështrojnë tek valon ajo bardhësi

derisa shpresat e hijeve
ngjiten trekëmbëshit për varje

pastaj para aktit mortor
porositësit e buzëqeshur
pandalur i duartrokasin dorëzimit.

 

U NXI NJË BARDHËSI

Nga hapësira e (sh)këputur
Fluturimthi një korb i zi
Sjell erë të zezë dhe stuhi

Nga pendla e tij
U nxi një bardhësi

Pandalur krrakat e glacon
Nga e huaja fole
E lufton shqiponjën
Që e ruan këtë (at)dhe…

 

NË REÇAK

Në sytë e të gjithëve
E në sytë e tu Reçak
Shihet ( ende) tragjedi

Në veshët tu Reçak
Dëgjohen ofshama
Klithma dhimbjeje
Psherëtima të plagosura

Në Reçak
Diku tumave të ngritura
Nëndheshëm
Dëgjohen rënkimet
Dhe ofet e përgjakura

Ato pushojnë njëherë
Në pikën e zezë të almanakut
Kur përkulet përulësisht
Kasneci i lirisë

Pastaj Reçaku rron
Me të madhen dhembje
Të pashtershme
Puthitur me ëndrra të lavdisë.

 

PARAFYTYRIM I RREMË

Fjalë që zihen e përzihen
Në kazan të djallit

Mveshen me zi
E puqen me majë shigjetash

Shigjetari tërheq harkun
Drejt cakut të humbur

Shtiza ia godet ëndrrën
Parafytyrim i rremë satani.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s