Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

PËRBALLUR DRITËS

Vështrimet, nuk i ndal
as nuk ti ndaj
si të ndalohet drita
dhe dita…?
Qesh, më përkëdhel
më hedh
vështrimet, si një rebel
nuk ja rikthej
shkëlqimet?… I shtroj
si një stoli dhe
le të jenë, mundimesh.

Gjerdanit qiellor varur
në yjesi:
Të krahasoj dhe vlerash
veshur
mbi stoli kush nuk i ka
tretet…!
Imagjinatës në magji aty
filtroj dhe
mbi premtime, boshe nuk dua
as mbishkrim
asnjë shkëmbim parajsës
qiellore
matem, qëndrimeve
qiellore nuk
matem vetëm, me vështrim.

E kush na mat
në hapësirë
mbi një vështrim
mbushur gjykim?…

O bukuri, paske
sundim
paske…! Shkëlqim
dhe harmoni.

Më tret dhe tretem
shkëlqimeve!
Si ta largoj si ta ngarkoj
në asfiksi
bukurinë, o perendi!…
Mistereve
ju mat, shkëlqimet
nuk veniten.

Matem…?! Me ty
si një buzëqeshje
e ëndërruar pa kufij
në reagim me ty
mes tretësirash mund
të vritesh!…

Si trup qiellor po
Të gjezdis po
më gjezdis, natës
dhe dritës
lojtar, pa krahasim
fizikun
e zbuloj, mes dritës.

Mbi k’ të mister
të dritës
udhëtoj, më ngroh!…
Mister
me ty dhe për ty
sundues
kërkoj dhe shtoj
gëzimet.
i ndaj!… Jo mbi vizion.

 

ENERGI

Si dallgë e zberthyer
energjive
palosem në
trupin tënd
gjej lojën e jetes
pa mbarim.
O, rërë e lëvizshme!…
E shpirtit tim.

 

SHKALLARË LARTËSIE

Rrugët e qytetit tim!… Shtruar me gurrë.
Brënda vendosjes, gdhëndjes dhe ngjeshjes
Rrjedh egzistencializmi, zhvillimi i brezave.
Ngjeshja e tyre i ngjan ingranazheve të mjeteve
Motorike ku vendosin në levizje dhe ekuilibër
Trupat. Ato!… Marrin shpirtin, sulmojnë
Dhe mbështesin fortë krahët si gurrët
Kalldrëmik sistemit… udhëtim.

Trysnia dhe të ecurit mbi to
Janë kthyer memece
Dhe misterioze jetës.
Ngatëresa?!.. Ndodh udhëtimit
Kur ngjit shkallarët
Dhe prek qiellin përpjetë
Rjetës… së robërisë.

Gurrët! Paraqiten në larmi ngjyrash
Dhe rokanisin mendimet tona.
Ato, ngatërohen arkaizmit në sundim
Dhe thyejnë, monotoninë duke i dhënë
Ton dhe spikatje më të madhe vetes
Qytetit që i nxjer prej thellësive si një termet
I forcës dhe shpirtit të tij,… profetik.

Çdo kalimtar!… I shikon, i prek
Dhe i mbikqyr me admirim
Në çdo moment të tyre, vizual.

Rrëfyese, busull dhe kleptomane ngurtësisë
Por dhe vizionit njerëzor kohë, gjithmonë
Kalaja. Përmasat e saj përqafojnë krenarinë!
Kjo!… I rrit shtatin sundimit, duke zhgënjyer
Ne!… Dhe lartësitë që e përshkojnë.

Materiali inert, prek, tmeron dhe ledhaton qiellin
Shtrirjes dhe gjerësisë hapësinore si një përshkrim
Profecie të ardhmes së panjohur që e pushton.
Kjo, përzien objektivin dhe sapo e prekim!…
Perspektivën, shmanget duke na lënë vetëm
Iluzionet optimiste dhe dezilizionuese të pafundësisë.

I kërkoja kështjellës!… Vitet dhe numrat.
I rrjeshtoja si gurrët!… Humbisja
Hapësirës kohore dhe krijuese të saj.
Numëroja pafundësinë dhe prapë ngatërohesha.
Sapo ngatërohesha, ktheja kokën viteve.
Ato, rrugët kalaja!… Si plaku i fshihnin
Rrëfenin… Historinë.

Filloja nga e para të përcaktoja një datë
Një shekull… Një vit. Shtëpitë, rrugët dhe kalaja
Ngatëronin gjerdanet nëpërmjet sistemit
Të figurave dhe arkitekturës provokuese
Të qytetit,… zhvillim.

Ne! Rebeloheshim, rrëzoheshim, ngjiteshim, iknim
Ktheheshim po rrugët?… Kalaja!… Tërësia
Gjithësia dhe madhështia e saj mbeteshin
Krenaria dhe sarkofagu i brezave të jetës
Mbi qytet duke mbartur mbi vete si një uragan
Misteret dhe udhëtimet tona,… krijimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s