Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Ëndrrat m’i ndez në sy

Je frymëzim i vargjeve
mbi të vërtetat e mia m’i ndriçon
si dielli mbi borën e bardhë
vështrimet, ngrohin… shpirti!…
Si vargu ngjitet dhe bëhet poezi
ëndrra e bardhë, zëri i simfonisë.

Kujtimet, rrugëtojnë si dallgët
vijnë nga largë, në heshtje
thyejnë errësirat e natës dhe
malli, zhytur në dritën e magjishme
gjurmët?… U rritën nën rreze drite
flakët e zemrës mi mbajnë… peng.

Kam etje, mbi shkretëtira…
loti, dashurin takoj dhe po të nis
aromën dhe erën e një puthje malli
errësirës së madhe më ndriçon
si një yll, mbi qiellin blu ndrit
nuri i dashurisë, më thërret shpirtin,
Ti… nuk je vetëm na ndan vetëm!…
Nata, ëndrrat m’i ndez në sy?…
Je rrezja e parë e diellit mbi
mëngjeset e dritës dita m’i sjell
kujtimet veç… për Ty.

 

NË KRAHËT E ËNDRRËS

Me zemër përplot dashuri
Rriedhin çastet, minutat
Heshtja heshtjen përpin..
Mendimet më përcjellin vërdallë.

M’i shpalojnë kujtimet…..
Dhe më mbajnë peng në mall.
Dëshirën mbi qerpikë,
E shtrydh si limoni në pije.

Në krahët e ëndrrës
Një me yjet bëhem
Qetësin natës të thyej…
Hënës dritën do t`ja shuaj

Do bëj dritë me sytë e mi,
Të zgjoj ëndërrën atje ku ti
Më shfaqeshdhurata më e çmuar,
Ku shpirti peshon më lart se yjet.

Bëhen mbështeja jonë e përjetshme
Psherëtimë e buzës tonë të etur
Dhe ajo ëndërr e bukur transparente,
Si yjet me shkëlqim, zemrat tona.

Në krahët e ëndrres ..!
Do ruajnë dashurinë..
Në zemrën time ke,
Në më të bukurin vend.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s