Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku
 
 
KAFKAT E ÇELE KALASË
 
Më duhet sonte patjetër
fluturimi yt
Për ta nxjerrë fytyrën time
Ferrit t’Dantes
 
Unë e toka kemi plagë shpirti
 
Sonte kutinë e Pandorës
do ta hapim
Askujt nuk ia la dashninë
e Ajkunës
Të ma merr nëpër këmbë
 
Edhe nëse janë zotna
të qiellit e të tokës
Luftëtri i shtatë brezave
të lirisë dikur isha
 
Merrni nga unë
Çfarë do që ferri më kërkon
 
Betejat i ndajë
veç me dashuri luftëtarësh
Edhe nëse më ofrohet
Kopshti i Edenit
 
Nuk e dua as guximin
e kalorësit venedikian
 
Çfarë u bë
kur mbeta peng i fjalës
 
Në çmenduri thonë
nuk i duhesh botës
 
Asnjë perëndi sot
fjalën time më nuk e kanë
 
Më duhesh Cezar
sonte t’i kujtoj këngët e Homerit
Ato që i ringjallin betejat për Trojën
 
Njëmijë herë i kam numrue
952 kafkat e Çele Kalasë
 
Asnjëherë dhembjen
askush s’ma mori për këto plagë.
 
PS: Çele-Kalanë e ndërtuan turqit me 952 kafka shqiptarësh në Nish!
 
 
 
ITAKË PO MOS ISHE TI
 
Vitet i kam dëshmitare
Kur jam nisur më të pa
Itaka ime
 
Me vete mora pije
Jo për t’u dehur
Verë Çamërie
e di se do gjeja aty
Të kam lexue në Iliadë
 
e di ku je
Arenë luftëtarësh pellazgë
ke qëndue
E vërbuan Homerin
asgjë mos me tregue
 
Kur 16 shekuj para Krishti
Tanagra shqip Homerit i ka bisedue
 
Me tërë fuqinë
Sot kam me të përmbëledhë
E në vargun tim kam më të hedhë
Itakē po mos të ishe ti dje
As unë për ty
nuk i kisha nisë këto vargje
 
Perënditë janë fajtore
Kur thanë
Se Itaka nuk ekziston
Bota u vërbue
Bashkë me Homerin
 
Popullin tim ma zhdukën
Nga harta pellazge
Pesë shekuj na detyruan
Të jetomëj ferrit të Dantes
 
Për ty lindnim
Betejave të pafundme
Si Korife
Sërish zgjoheshim
Edhe ma të fortë
Në Promethe.
 
Ps:Tanagra ka jetue 16 shekuj para Krishti dhe ka fol shqip,80 km afër Athinës ka jetue.Shih Naim Lacej -“Tangara “Shkodër 2013

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s