Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Oqean…

Τi ashtu, u këndon të gjithave
por për mua e qan dhembshurinë,
se më të voglën, më ke,
se më të ngrohtën, më ke,
se më të përkëdhelurën, më ke
oqean që s’ do më përkëdhelësh dot…
Deti, ashtu i përkund valët
por për mua lu -le, lule, lule ulliri,
se më të brishtën, më ke,
se më trishtën, më ke,
se më të përkëdhelurën, më ke
oqean, që s’ do më përkëdhelësh dot…

 

Vajtimi i motrës së Attidhos

Nëna ime, nënë, praverën nuk më lë ajo t’ a shoh
më kullon pikë-pikë zemra, mbi lulëkuqet e para
shigjetat e helmëta po kalben , o nëno
nëna ime, nënë që s’ më la t’ ju dua…
Nëna ime, nënë, dëgjoje të vetmin tim vëlla
Attidhon e bukur, që vajton edhe për mua
Ajo po m’ a shkel gjakun pa mëshirë, o nëno
Nëna ime, nënë, që s’ më la t’ ju dua…

 

***

shshsht, pusho tani, pusho,
i thamë njëherë, i thamë, sa herë do të t’ a them,
kjo jetë, s’ ështe më e imja, sa herë do të t’ a them,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t a them,
ti i bjeri vetëm defit e shpirti im kërcen…

ashtu, ngadalë, trishtushëm, sa herë do të t’ a them,
oh, sa më kënaqe, melhem …, aman…, melhem…
arusha po hedh këmbët, po…, shpirti nuk kërcen,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t’ a them…

 

***

Shih , kur isha e vogël
e kam parë nënën e njerëzimit.
Më derguan t’ i çoja gjellë e bukë gruri,
po unë tek mullari dëgjova vetëm një zë burri.

I thërrita Asaj në emër
tek lesë e kasolles me purteka
po Ajo s’ përgjigjej, s’ përgjigjej e shkreta.
Përulur ish e me kurriz nga lesa,
sikur priste motrën e nuk kish më shpresa.
Lëshuar flokët e gjatë ngjyrëgri
në një të shkurtër, të drunjtë, të butë skamni.
Rrezet hynin të prera dhe Ajo atje,
si diell që kish zbritur e shplodhet mbi dhe…
Më klithte këmbëngulshëm e në ajër i përpelitej dora,
më klithte gëzueshëm e në ajër i përpelitej dora
po ti, mos i thuaj njeriu, o njeri
nëna jonë ish memece
nënën tonë e thërrisnin Dhora…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s