Eleftheria Thanoglu (GREQI) / Përzgjodhi dhe përktheu: Vangjel Zafirati

Eleftheria Thanoglu (GREQI)

 

Lindi në vitin 1978 në Olimbiada të Halkidikisë. Banon në qytetin e Selanikut. Ka botuar vëllimet poetike “Pesë stinët e së kuqës” dhe “Riprezantim”. Ka shkruar gjithashtu pjesë teatrale, kritikë letrare etj. Poezi të saj janë botuar në revista të ndryshme letrare si dhe janë përkthyer e kanë qarkulluar në anglisht, italisht e spanjisht. Gjithashtu janë përfshirë e në antologji të ndryshme poetike.


HIDRIE ME PLAGË

I

Avash avash, gjithçka u errësua përsëri.
Kopshti me hidriet
shtëpia me korridorët e gjata e të ngushta
rruga e mesditët e qeta.

Errësohej çasti i kthjelltësisë së plotë
mungesa nga këmbët e tua të zbathura
kujtimi nga një mëngjez i pastër.

Akoma dhe deti tërhiqej në vetvete
S’duronte të lëpinte të njejtat e të njejtat plagë.

Që nuk po mbylleshin.

II
E lagur nga shiu që nuk ra,
e thatë prej dielli që s’kish asgjë për të tharë
jashtë vetës shikoja
burime të vdekura,
lumenj të tharë.

Brënda vetës shikoja
pemë të prera, zogj në rënie.

Para shiut
para përmbytjes

e logjikshme pra, të dëgjoj cicërima.

 

POEZI TË ZEZA

Poezive të zeza nuk mund tu shmangem
më ndjekin vazhdimisht, më arrijnë.
Kudo që të fshihem
gjithmonë një poezi e zezë do më gjejë.

Bisha të pa zbutura, të uritura
çajnë kurmin tim
çrrënjosin kopshtet e fjalëve
me folje dhe përemra.
Bisha të pa zbutura
u përpoqa ti urtësoj
u dhashë duart e mia.

Si mundem pra, ti bie kamxhikut?

Gishtërinjtë e mi
thërrmohen
në dhëmbët e tyre
vite tashmë.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Vangjel Zafirati

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s