Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

 

Për nji anderr

Për me pa nji andërr i mbylla sytë
aty ku t’gjej
me t’njohë dritésuem imagjinates
pertej rremave t’zemres qe shihen vec n’grafi
me përshku kalimthi në pak sekonda
sa nji andërr mun’ rri zgjueme.

Mrena gjumit me ndal orën qi ban tik-tak
për dreq m’trazon dhe kur jam zgjueme
me i fol butë
e qetë
e n’fund të due.

Për nji andër ne t’zgjueme
rash n’gjumë
për me pa nji andërr qi t’shoh lumtunuem
e unë me qesh
m’u knaq zemre
qi kendon e flet për mue.

 

ME PA BOTËN ME SY T’MIRË

Mundem me pa botën me sy
edhe kjoftë e fatit t’ hanës
mbulueme reshë
… e nëse me mbrri tek dashnia
duhen kalu dy shtigje
skaj më skaj
deri në kryqëzim
aty ku
ti shtyhesh me murin
e shtyp hijen me duer
…pritja merr kuptimin e udhës maratonë
qi thirret valë
nji valë
qi pëshpërinë.

Ti tash je shëndrru n’urë
qi i lidh ándrrat e mia.

Me pa botën me sy t’mirë
nashta ashtu bâhet
qashtu si unë n’ krahét tu
dyherë perenie hyjzueme.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s