Poezi nga Kostas Uranis
Do të vdes…
Do të vdes, një të trishte mbasdite të vjeshtës
brenda odës së ftohtë, sikundër, vetë kam jetuar
Përfund agonisë do të dëgjoj, shiun
zhurmimin e njohur, që udhët kanë dhuruar.
Do të vdes, një të trishte mbasdite të vjeshtës
mes librash shpërndarë, të huaja orendi.
Do dergjem kravatit, si të ketë ardhur polici.
Do më varrosin, si njeriun, që nuk ka histori.
Nga miqtë, që herë-herë, luanim letra
do të pyes ndokush – Mos vall patë Uranin
ka ditë që nga sytë, krejt na është zhdukur…
Do të përgjigjet tjetri: “Ka vdekur nxirani!”
Një çast do të stepen, duke mbajtur letrat
do të tundin trisht, kokat me ngadalë.
Do thonë: “Ç’na qënka njeriu! Dje ende jetonte…”
dhe rishtazi lojën do nisin, pa fjalë.
Ndoshta, prej kolegësh, dikush do të thotë
se, “shkoj herët Urani, jetë pambaruar,
i njohur në qarqe, premtues rioshi
një cikël poezish, tek kishte botuar”.
Dhe ky do të jetë, i vetmi, kujtim vdekjeje.
Në fshat do të qajnë, veç prindërit e mi, pleq
do bëjnë përkujtimoret, me tepëri priftërinjsh
ku do të jen gjithë miqtë edhe armiqtë për dreq.
Do të vdes, një të trishte mbasdite të vjeshtës
një odeje të huaj, Parisit, zhurmash rrekur…
Një Ketrinë, që kujton, se për tjetrën harova
do më shkruaj një letër, do më shaj dhe të vdekur!
Shqipëroi: Vasil Çuklla