Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
DUART
 
Të pastra si bora,
bukën e shijojnë.
Të forta çelik,
kur e përshëndet një mik.
 
Jo kështu, ore Gëzim,
pastërtia s’do përtim.
 
Nëse jemi te edukata,
të respektojmë pleq e plaka.
Mësimet me rregull t’i mësojmë,
njëri-tjetrin ta ndihmojmë.
 
 
 
NGA LIBRI
 
Nga libri gjithçka mësoni,
mendjen me dituri e pasuroni.
Gjithçka që në libër do gjeni,
askund nuk mund ta blini.
 
Nga libri mos u largoni,
aty e shihni si është gjithësia.
Lexoje me kujdes,
se edhe ti në planet bënë pjesë.
 
 
 
HARTIMI I LULES
 
Erëzana bëri sot hartim,
kishte shkruar me gëzim.
Kishte radhitur shumë fjalë,
nga zemra e saj e bardhë.
 
Një orë të tërë ja kushtoi,
po kush më shumë e meriton,
në këtë festë se nëna jonë.
 
Ndërton fjalë e fjali,
për atë nënë që ka në shtëpi.
Me shkrim buzëqeshje i dhuron,
një tufë lule në dorë i lëshon,
por, më së shumti e përqafon.
 
Për nënën e saj që e lindi,
për dorëbardhën që e rriti.
Për atë që është më e shtrenjtë,
për atë që është e shenjtë…
 
 
.
NGJYRAT DHE BRUSHA
 
Shoqe e shokë qeshën,
të habitur mbetën.
Kur shikuan brushën,
si e kishte bërë Fatushën.
 
Fatushja duke ngjyros me kuq,
i kishte lyer hundë e buzë.
Qeshën e tërë klasa,
kur u kthye ajo mbrapa.
 
 
 
NË PLAZH
 
Mësimet kishin mbaruar,
pushimi veror kishte filluar.
Albani kishte kaluar me pesë,
prindërit i kishin dhënë besë.
 
Albanit i kishin dhënë fjalë,
se në det ka për t’u larë.
Do të shkoj, atje në pushim,
s’bashku me motrën Arit.
 
Shkëlqyeshëm kishte kaluar,
pushimin në plazhi e kishte merituar.
Ai verës do të shkojë,
kiëtë suksesi Albanit ia garantojë
 
 
 
ATJE DIKU…
 
Atje diku lart në fshat,
shkolla jonë ka lëshuar shtat.
Aty për çdo shtator,
nxënësit mblidhen në oborr.
 
Ajo me gëzim fëmijët i thërret,
i fut thellë në gjirin e vet.
I përkëdhel me dashuri,
u falë buzëqeshje e dituri.
 
Shkolla jonë për çdo ditë,
lëshon rreze-lëshon dritë.
Shkollarët të duken si kalliri,
si lule t’bukura-lule prilli.
 
 
 
NË MESIN TONË
 
Në mesin tonë ishte xhaxhi poet,
na i mbush zemrat me gëzime,
me ato të ëmbla vjersha e tregime.
 
Sot pra ishte te ne në mesin tonë,
i dashuri xhaxhi poet i jonë.
Vargje të bukur neve na dhuroi,
zemrat e njoma na i freskoi.
 
Xhaxhi poet ty të lumtë goja,
dora jote na është një xhevahir.
Lapsi yt duket si një mrekulli,
mendja jote gjithkund triumfon,
çdo varg i vjershës rreze lëshon.
Xhaxhi poet eja ti te ne më shpesh,
këtu gjithherë neve do t’na gjesh.
Do t’kalojmë s’bashku ca çaste,
me të ëmblat vjersha në vargje…
 
 
 
NË FOLENË E DITURISË
 
Tani më jam i rritur,
nuk kam çfarë për të pritur.
Gjashtë vjet tani i kam,
i vogël më nuk jam.
 
Dita më ka ardhë,
të bëhem nxënës i klasës së parë.
 
Do të bëhem nxënës i mirë,
këtë gjë unë e premtoj.
Jo nuk dua t’ju zhgënjej,
në çdo lëndë pesa do të rrëmbejë.
Lamtumirë ti, oj e dashura nëna ime,
ika atje kam folenë time.
Po ti mos u mërzit,
dil më prit prapë tek dyert.
 
 
 
NË KLASËN E PARË
 
Si lulet kur çelin në pranverë,
klasën kanë mbushur vajza e djem.
Janë regjistruar në klasë të parë,
nga abetarja do thithin nektar.
 
Në klasë ata (ato) kur t’i shikosh,
të duken si livadhi gjelbërosh.
S’i ndal era… shiu- s’i ndal dimri,
sy e vesh kthyer nga mësimi.
 
Lapsa e goma mbajnë në dorë,
zbukurojnë të bukurën shkollë.
Kur shkruajnë në fletore e tabelë,
të duken si sorkadhet bletë.
 
 
 
ME SHKRONJËN A
 
Në ballë ti e para,
zanore dëgjohesh,
sa herë t’i shqiptohesh.
 
Me A fillon Atdheu,
e nderojmë faqebardhë.
Asgjë s’është më e vlefshme,
se buka e saj e bardhë.
 
Me A fillon Alfabeti,
krenar me ty.
Ti na mbush një Anije,
me fjalë e fjali.
 
Në fund të oqeanit,
Australia e vetmuar.
Eni shikoni kangurët,
duke vallëzuar.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s