Kur kapërcehet vetvetja (Referim rreth poezisë së Flutura Açkës) / Nga: Agron Shele, shkrimtar

Kur kapërcehet vetvetja
(Referim rreth poezisë së Flutura Açkës)

Të gjithë artin e shkruar të Flutura Açkës, sa herë që e lexon ose rilexon duket sikur diçka ka ngelur pezm dhe koncentrimi më i ri të çon pëherë në vegime të tjera, në ato dritëhije që shfaqen të hijëzuara si rebuse e konfuzion gjer në tejskashmëri dhe kufij të paperceptuar. E paerceptuar pasi jo të gjithë arrijnë të tejkalojnë vetveten dhe përmes mesazhit psikologjik apo atij filozofik janë në gjendje që të ndikojnë më pas në struktura sociale, kulturore dhe shoqërore, si model i një bote që përherë fluturon para syve dhe përherë shikohet si gravaturë e atij rrotullimi skepik që duhet të përmirësohet e ndryshojë. Flutura Açka vjen nga ajo plejadë që bëri kapërcimin e madh, me risinë e saj krijuese hodhi bazat e poezisë moderrne, ndërthuri traditën e krijuar në breza me bashkohoren dhe ashtu mes këtij udhërimi e reminishencave krijoi atë personalitet të dashur për lexuesit, qoftë si shkrimtare, qoftë si poete, por dhe si botuese e serialeve të autorëve të përzgjedhur kudo në botë. Për artin e saj krijues është shkruar shumë e do vazhdojë të shkruhet, pasi i tillë është dimesioni i saj, natyrshmëri dhe metafizikë, nënide e pëcjellur estetikisht dhe tematikë që prek gjithë kohezionin kohë, përkryerje dhe ndjesi që lakonizon e sjell forma nga ato hermetike gjer tek tedencat e absurdit. Nuk mjafton vëzhgimi bazoreliev i ndërtimit poetik, por depërtimi në brendësi në gjithë strukturën poetike, si koncept, ndërthurje, fuqi shprehëse dhe mesazh, në refleksion përherë me atë që shkon dhe përcjellje drejt gjurmëve të nesërme. Në artin e Fluturës janë të gjitha, është atdheu si një përshfaqje e kufijve të jetës dhe përpjekjes për ta vijëzuar në kufijtë e një vendi të begatë, është vetë jeta, si shqetësim dhe përditësi që duhet ti japë kuptim esencës memorie dhe energjisë lëvizje, është stina me të gjitha ngjyrat e saj, si shelg lotues që var degët e pikëllimit të dhimbjes, por dhe si vjeshtë, e regëtimave të zogjve që humbasin shtegëtim, është besimi si fuqi dhe shpresë e një bote që ndryshon në mënyrë pozitive përbrenda dialektës së saj, është dhe dashuria si prelud dhe ndjesi që prek të tjerë qiej dhe digjet perëndimeve. Poezia e kësaj autore ka grishjen dhe beftësinë e fjalës, e ngre atë në kulmet më të larta e derivon dhe e sjell si shpirti kreativ.
“Lavdia nuk ka të bëjë me mua, por as nuk më pëlqen të jem i mallkuar” – thotë Alen Boske, dhe këtë postulat unë e kam ndeshur në shumë komunikime me Fluturën, si paraqitje e thjeshtësisë njerëzore, si figurë komplekse dhe si personalitete e artit, ndikim ky që padyshim do mbartë gjurmë të thella dhe tek poetët e ardhshëm. Përmasat poetike të saj tashmë kanë kapëcyer kufij dhe limite, janë shndërruar në botkuptim e aspirim idesh dhe si ekuivalencë e mendimit progresiv është shndërruar në imagjinatë krijuese dhe shkëmbim universal vlerash. Konceptimi si formë e përzgjedhur dhe fuqi shprehëse tejçon emocione të pakrahasueshme, ndjesi të papërsëritshme, mendime që kapërcejnë dhe vetë subkoshiencën tonë, si dhe deshifrojnë kode e mesazhe nga më mistiket. Flutura është autore e plotëformuar, shprehet në sinkron me gjithë zhvillimet më të fundit të artit, di të thyejë konceptet dhe të ravijëzojë vargje, si pëcjellje e fjalës gjer në ejmotive dhe e gjithë kjo përpjekje, për të ndiçuar dhe shprehur fuqinë e magjisë dhe filozofisë së mendësisë njeri.

Për më shumë le të ndalemi në disa aspekte poetike:

Që në fillim të poezisë “Atdhedashuria” autorja indetifikohet një me atdheun, si pjesë dhe trup i tij, si eshtër shkëmbore që mban në shpinë terrinat dhe e pranon këtë sakrificë, si mundësi e një plejade të ardhur, por dhe trasmetim i gjithë atyre përvojave që kanë ngjyer në bojë dhimbjen dhe lavdinë e shekujve

“Pendul rrëqethës:
Prej nesh,
prej tyre,
nesh… atyre…
Zër vend,
në do të jesh një formë,
një përmbajtje,
një kuptim,
një ngjyrë,
a një njollë.

Unë hesht,
por edhe të hesht marr shpagim.”

Nga “Ftesë për flirt”, Skanderbeg Books, 2016

Përmbyllja e poezisë prek aktualitetin e dhimbshëm, realitetin grishës, i cili nuk mund ti shpëtojë bisturisë së hollë të operimit të fenomenit (Pendul rrëqethës), shaktuar prej herezisë së delirit, i cili në mënyrë figurative (përbrenda heshtjes së vet) shndërrohet në një klithmë që kërkon ta zgjojë dhe ti japë atdheut formën, përmbajtjen, kuptimin ngjyrën, dashurinë dhe krenarinë.

Në poezinë “Ditët u bënë stinë” autorja gërsheton paskohën e e kthyer në murnajë të fohtë (njehëson gjendjen njeri me gjendjen natyrë) dhe në këtë dualizëm drita e diellit (shpresa) vjen e trembur ( fshehur pas reve), simbolikë e atij monologu (Të shkojmë, ku? / Të flasim, me kë? / Të harrohemi, si?) dhe gjithë kjo si formë konfuze dhe shqetësim i thellë pë atë që shkon, për atë plagë mentale që mbetet e hapur si gojë e shqyer.

“as flet, as zë kore
vetëm frymon mes pezullisë amorfe,
ajrísë së saj fatale.”

Morforma jetë, shfaqur më së shumti dhe në vëllimin poetik “Roja i Dritës” shtyn në kufijtë më të fundit, endet pezullisë amorfe (gjendje e skajit të fundit pikëllim) dhe frymimi përreth është më shumë se një stinë e akullt, kur bulëzat ravijëzojnë forma të çrregullta e shformësuara, në mbivendosje të plotë me dimesionet e këndvështrimi dhe përjetimit.

I njëjti pëvijim, qoftë si ide por dhe mesazh vjen dhe tek poezia “Mungesa”.
Ajo vjen e dukshme kur imazhi pushton tërë qenien dhe e padukshme kur tjetërsohet një me tisin e ajrit, që erërat e vjeshtës bashkë me dhimbjen e humbjes së blerimit e merr me vete dhe e kthen metaforikisht në garderobën e gjakut, në rrëmujën e stinës.

Sigurish që tematika dhe larmia poetike e autores është shumë e gjerë, dhe në stilin e saj Flutura përherë ka ardhur me afeksionin për jetën, koherencën sociale dhe dashurinë.

“Motmot brinjën lut t’ia zbusë etjen,
me gjithfarë lodrash me materien e kriptë,
që shkenca u rrek ta shkërbejë.”

Tek poezia “Afëri” autorja për të dhënë konceptin e plotë të lirizmit shpirtëror shkon gjer në gjenezë, tek brinja e Adamit, i cili si formë përkryerje dhe përsosje do krijonte magjinë e gjithë rendjes së njerëzimit (gruan), rendje që as mund të ndryshojë dhe as të zhbëhet.
Gjithësesi motivi lirik zë më shumë vend në vëllimin poetik “Ftesë për Flirt” i cili ka hasur shumë debat dhe për lexuesin ka qenë një ftesë e subjektivizuar pasioni, i cili i ngritur në art prek të tjera kostelacione yjesh dhe e përshfaq dashurinë si ndjenjë dhe virtyt.

Leximi i poezive të Flutura Açkës është si të rendësh drejt parafytyrimit të magjisë fjalë por është dhe sfidë ku duhet të mësosh kultin e kufijve të njohjes së një arti të mirëfilltë, i cili përherë na afron estetikës jetë dhe përherë na largon vegimeve dhe mistcizmit të kësaj hapësire, që në gjithë percepetimin dhe vizionin e autores është gjurmë e patjetërsueshme e gjithë zhvillimeve të një arti bashkohor sot.

Agron Shele, shkrimtar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s