Poezi nga Raimonda MOISIU

 
Poezi nga Raimonda MOISIU
 
 
Shpërthimi im
 
Qënia ime, jo më
– në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës –
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija.
-.-
Atje,- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.
Qënia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por vetëm lumturi.
-.-
Qënia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të casteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.
Shpërthimi im dëshiron të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,në valët e detit,
të flasë me guackat,të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.
-.-
Qënja ime dëshiron të mëkatojë,
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.
 
 
 
Më fal të paktën një vështrim…
 
Sikur të mundje,të më thoje,
Edhe njëherë si atëher’,
‘Sesa e bukur ti më je…”
Por, ah,nuk mund…Të mbahet goja,
Dhe fajin vetem ti e ke…..
,-,
Më fal të paktën një vështrim,
Më shih në sy e fol me sy…
Mos jem e vetme në guxim,
Po të guxojmë që të dy…
,-,
Nuk paske faj? …Po kush e ka?
Që po më cmend, po më lajthit?
Vetë pritja ime, ja,u tha
Me sot e nesër, prit e prit…
,-,
Po unë e di, kur bie e fle,
Nuk je i vetëm kurrsesi.
Aty, pranë teje sec më ke,
Sic je prane meje edhe ti…..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s