Fytyrë gruaje / Poezi nga Enxhi Drapi

 
Poezi nga Enxhi Drapi
 
 
Fytyrë gruaje
 
Në kohën kur mëngjesi i muzgut hënën lart e ngriti
I verbri mbyllo sytë dhe gjumi e kapiti
Liqenin e paeksploruar solli ëndërrueshëm ndërmend
Në vend pareshtur rrotullohej për të gjetur gjësend
Një krizë hormonesh e neuronesh të ngarkuara e plogështoi
Të vërtetën faktike për pak momente e harroi
Qiellin e diellin shihte në dritë të syrit
Shelgu i vendosur përballë bishtit të yllit
Zërin e saj dëgjonte, por nuk dinte se si do ia shpjegonte
Verbëria për të folur e vepruar nuk mundej ta pengonte
Uli kokën dhe bëri sikur nuk po e njehësonte
Me pak mund arriti të dilte diku në shkretëtirë
Nuk ndjente as lagështi e as thatësirë
Gjithçka që mund të shihte ishin planetet në hapsirë
Në dyshemenë e shkretëtirës u shtri për tu freskuar
Fijet e mëndafshta të flokut të saj i binin në fytyrë e duar
I dukej si aromë e shijuar
Reagoi e këmbadoras diku mbi male notoi
Ndjeu ajrin e pastër dhe kuptoi se shpëtoi
Me pendë veten e mbuloi e rrethoi
Aroma e lëkurës së qafës së saj brinjët ia lëndoi
Foleza plot me pendë atë i kujtoi
I mbushur plot me bulëza të akullta djerëse në fytyrë u hodh në greminë dhe përfundoi diku në një pyll
Silueta e një sorkadheje e tërhoqi
Zgjidhi këpucët e me vrap e ndoqi
Me sytë e mbyllur e puthi dhe e përqafoi
Më pas e flaku tutje sepse falje dot si kërkoi
Në gojë të ujkut vrapoi e shkoi
Hapi sytë dhe ëndrra shteroi
Karficën e flokëve që herën e fundit të takimit i shkatërroi
E shkumosi në lotë dhe poshtë jastëkut gurë të fortë e groposi
Udhëtimin për në mes të oqeanit të vazhdonte i krekosur vendosi
Në të shkuarën e ftohtë atë e flaku
Buzëqeshja dhe tingujt e gëzimit të saj si dallgë e ftohtë e lagu
Me shumë taktikë me sytë pa funksion goditjes i bëri ballë
Kokën rëndë përplasi dhe sytë e zinj të saj i vinin vërdallë
U ngrit fluturimthi e nisi të shkatërrojë të fundit kujtim
Dogji fustanin blu të gjatë sepse vinte erë pikëllim
Nënën sa e pati gjallë e harroi, nuk e shikoi
Tashmë hiqet si i verbër e beson se nuk dështoi.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s