Poezi nga Nora Halili
SHQIPTARI
U ngjiz njëherazi me Tokën,
të ishin të njeri – tjetrit.
Dashnor të përjetshëm.
Në kohra sfidoj kohën,
ishte i pathyshëm….
Dielli u përkul para Tij.
Në gjak ka Hyjnoren,
jetën sinonim…
Zanafilla dhe fundi e kanë emer.
JA KU JAM
Kam ecur zbathur udhëve të fatit,
gjëmbat shqetesuar s’më kanë aspak.
Shpirtin dhimbja kish mpirë…
Kam ecur në fillin të jetës,
duke dashur ti gjej kuptimin.
Not kam çarë lotët e zhgenjimit…
Kam ecur përkrah me vdekjen,
kur çizmen në fyt më vunë.
Lirinë vjedhë ma kishin…
Kam ecur në legjenda dhe histori,
veshur mantelin e lavdisë.
Ja ku jam…
FJALA
Më bragëtisi, iku,
nuk dita ta dua.
Harruar, ndrydhur e kisha,
duke e gjykuar…
Donte të ishte e lirë,
bashkë s’ u pajtuam dot…
Kur shpirti dhemb,
tani, flas me lot…