Poezi nga Nexhi Baushi

 
Poezi nga Nexhi Baushi
 
 
NUK KA DASHURI PA LOT
 
Kam parë një grua të bukur e të ëmbël,
atë natë me ëndje e vështroja.
Nuk e imagjinoja se ishe ti,
atëhere ishim të rinjë,
kur të dy u dashuruam.
E dashur, hidhmu e më ndiq,
lehte puthmë e ngadalë, e
unë zgjohem dhe jetoj.
 
Kur ne u dashuruam atëhere,
ndoshta nuk e kuptonim vallë ç’ishte.
Këtë rradhë po e di,
e dashur mos m’u zemëro,
e gjitha kjo që kam,
është vetëm ajo, zemra jote.
Më thuaj një dashuri,
që nuk është sprovuar
me dhembje,
me thuaj një dashuri,
që nuk u nda
pa lot e brenga.
 
Kur të mendoj, trishtohem,
ndoshta, edhe kamë qarë
si një promethe
në majë të kësaj bote.
Për dashurinë edhe i gjakosur
në gjunjë do të bie, te këmba jote.
Por si jetim e shpresë kot,
sërish kërkoj në sytë e tu,
të mitë t’mi ruash edhe sot.
Më thuaj pra,
a ka dashuri,
që nuk ka vrarë,
apo lënduar?
 
 
 
PËRBALLË PORTRETIT TË NJË GRUAJE
 
Ishte bjonde ajo,
gruaja e shekullit të paradoksit.
Kurora e flokëve veshët ia mbulonin,
për të sfiduar idiotësitë groteske.
Balli i saj i gjërë, e i lartë,
plot dilema braktisur breznish,
vetullat harkuar si shigjetë,
për të goditur zemrat çmendurisht.
Lotët e saj rrjedhin gjak dhune,
sa dhembja i gëlltiti përbrënda,
bebëza të drejtuara një pikë të vetme,
për të pikturuar në ajër,
fytyrën e zotit që për të nuk ish.
Hundë klasike pellazge,
për të frymuar vazhdimësinë e përvuajtësisë,
buzë mishtore plot lëng të qershisë,
të mbyllura fort, qëndrojnë,
si për t’i thënë:
Ndal, dhunës maskiliste!
Portreti i saj gravur mistike,
monalizë shqiptare ndër kulla ngujuar,
dilemat e ferrin për të jetuar,
burrërrishtë e veshur për të kujtuar,
përbetimin hyjnor, të të jetuarit virgjër!
………………………………………………..
E shkuara dhe e sotmja, ah c’ironi!
Një mantel gëzofi kafshe anonime në ikje,
e betuar solemnisht, se do shkruajë e tregojë,
vetëm, vuajtjet e ferrit dantesk të një gruaje.
 
 
 
PEMA PREJ BRONXI
 
Në pikën më të ndjeshme,
të mendjes dhe të shpirtit,
atje ku vargu zë fill,
më duhet shikim tim të braktis.
Përhumbem horizontesh,
atje ku mijra yje,
shkasin skajeve të botës,
e me to në ëndrrat e natës,
udhëtoj në heshtje,
pa u frikësuar
ndaj rreziqeve të jetës.
Për njeriun,
një histori kërkoj të këndoj,
një poezi me forcën e saj fërgëlluese,
për një krijesë peme të bronxtë,
që u harlis i etur jetëve.
Tej në horizont vështrimin braktis,
shoh si qielli ethshëm,
thith ngjyrën e vet vjolë,
e kur buzëmbrëmja troket,
aromat e ëmbla ,
ndihen në trupat e ajthëm
të grave dhe vajzave,
që çaste dashurie projektojnë,
duke joshur, me gjijt e bëshëm,
pemën prej bronxi,
që derdh lëngun jetëdhënës epshor .
E tutje majë kodrave deri atje,
ku shikimin tim braktis,
shoh qenie të braktisura,
gjethe të kuqe e të verdha,
si pëllëmba e dorës,
që tokën mbulojnë,
për të ndjerë aromën e kalbëzimit.
Shoh zogj,
që cicërimin e ndalin për të vdekurit,
diku aty pranë ku prehen në amëshim.
E unë ngadalë me shpirtin bisedoi,
për t’u takuar me dashurinë e vetveten.
E kredhur në mendimin e heshtjes
duke pulitur qepallat, ballin freskoi,
Kuptoi se atje dashuria
ruhet më së miri në lotët tanë
ritual ky i përsëritur në shekuj.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s