Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
PËRMALLIM
 
Klithmat dalin nga ajo brendi
Palosen në lëpizë të dhembjes
 
Ofshamat përkunden në ajri
Sikur varka në barkun e detit
 
Dhe s’di ku ngeli buzëqeshja
Apo e vodhi ajo rreze dielli
 
Përmallimi mbyllet në vetmi
Si puthja në lëkurën e harrimit.
 
 
NUK QENKA FAJTOR
 
Nuk qenka (ai) fjator
Për të zezat e mbjellura
Të ujitura me djersë gjaku
 
(Jo) ai fajtor nuk qenka
Janë (ata) të pangopurit
Tek i ngjiten krahosh epsheve
 
I japin gjerë e gjatë çirrmës
Sa larg dëgjohen
Edhe gjallesat tmerrohen
 
Po…fajtorët u gjetën
Ata godasin në atë cak
Ku çelen arkat
 
Pastaj hijet urtake
Përgjumshëm
I duartrokasin hajnisë.
 
 
AJO…
 
Ajo s’diti të më ruaj
Në kohët më të mira
 
Fytyrën e mbuloi
Me gjethe qershish
 
Pastaj…
Iku buzëvajshëm
 
Ajo s’diti të dashuroj
As ta puthë dashurinë
 
Humbi si fije lëmshi
Stinëve të mjegullta
 
Ajo tok me kujtesën
U shkrin në përrallë.
 
 
FJALË E PATHËNË
 
Më ngeli në fyt
(Një) fjalë e pathënë
 
Fjalë që më zuri frymën
Edhe në motin e ri
 
Fjalë që lidhet
E vdes bashkë me mua.
 
 
BOSHËSI
 
Mërgoi (diku) e ëmbla fjalë
Për të ngelur një boshësi malli
 
Për ta dëgjuar (edhe) njëherë
Në hapësirën e heshtur
Ngelet shpresë e ëndërrt
 
Brenda heshtësisë
Mbeti një (fjalë) e keqe
Si aleancë
E puthitur me etninë
 
Pastaj mëris iu lidh
Një kollare rreth qafës së zezë
Me dëshirën e ngulfatur të kohës.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s