Poezi nga Ledia Dushi

 
Poezi nga Ledia Dushi
 
 
Pranverë
 
N’burim e mbyta dorën …
Ndjeva ballin e borës
kur u rrëzue
prej malit.
I ftohti
u vjell ndër rranjë;
vjolat
m’u rriten para syve,
kur zogjtë
i shtrënguen prej belit.
Gishtat e mi: damarët e rrjedhës;
gjaku: gjethja-lundër e bletës;
firoma pranvere
n’mushkëni time.
Livadhet
me hijen e engjëjve
lëkunden çmendun,
si boçja e vajzës t’shtrime…
Fyelltari
asht tretë n’ujë,
bashkë me frymën;
fyelli
asht fyti i dlirët
i laureshës.
Tingujt,
langshëm blirojnë
prej hopave t’pranverës
kur plas synin
n’për fletë.
Tue çilë buzët,
trungu,
qeshun lëshon flutura.
 
 
T’korrunat e natës
 
Dhelpna n’andrrën time,
vdekun shkund
qershitë e jehit t’zogut
përreth gjinjve…
T’korrunat e natës,
lëkura e fundit e mbramjes,
kur pështjell me rrathë
hanën.
Terri asht n’lulëzim….
N’krye m’ kulmohet ikja,
me nji shtazë n’bark.
 
 
Tallje
 
Bishti n’t’ikun t’ditës
shkundi manin e natës.
Kokrrat u çmendën ambël
tue shkëndijue
n’stuhitë e borës t’zhveshuna
t’trupit tim.
Rreze luleshtrudhesh t’krisuna
m’i njomin djegshëm buzët…
Shija e manit
m’dridhet n’fyt,
tue ma trembë
lumtunimin pa fund,
si zhurmimi i gishtave
derdhet ndër bretke…
Bretket
fluturojnë n’ajrin tim..
terri i langët i pellgut
m’fshan n’trup,
kur guakjet
kruhen për yll,
tue shtye me teh t’zanit
tingullin e tyne.
 
 
Kohë për shi
 
Nji re
mbyti kryet n’pyll…
Orlat,
fshinin lotin
me pupël t’gjaktë,
thernin me skjep
inatin
n’tamthat e natës…
Kodrat e zverdhuna
kanë lind n’bel t’fushës,
kanë
gjinjtë e këputun
t’vjeshtës….
Asht kohë për shi…
N’ylberin e t’ftohtit,
ngjyrat
janë fmijët
që i ngërdheshen
plagëve të rrejshme
t’qiellit…
N’stinë
Dielli
ka me e pa
n’bërthamë t’dashunisë
tokën.
N’fund,
lule-zemra
ka me u grimcue
n’thepa t’ditës së parë,
tue lëshue
borën ndër ne.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s