Poezi nga Enertin Dheskali

 
Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
VËSHTRIMI IM DO TË NDJEKË
 
Do vuash, e dashur…
Ti ike e volle pa fund, e mua më le në dhimbje,
Por harrove që kthehet pas si thikë e vërteta,
Në skuta ëndrrash do e kërkosh qenien time,
Si hije do të bëhem në mendimet e çartura.
 
Do vuash, e dashur…
Me zërin tim në kokë do çapitesh rrugëve,
E vështrimi im do të ndjekë kudo nga pas,
Para pasqyrës do qash, duke përtypur kujtime,
Në mugëtirë, shpirti deri në fund do të mbesë…
 
 
PORSI DALLGË OQEANI
(Duke ripërjetuar Heminguejin)
 
Eja, të ta prek lëkurën anekënd, e dashur,
Dhe puthjet t’i mbjell nëpër trupin tënd,
Si karajfila a si zambakë të kuq ëndrrash,
E pastaj të kthehem në stuhi,
Porsi dallgë oqeani mbi ty të zë vend,
E ti të klithesh mes drithërimash…
 
Eja, bëmë pak vend brenda trupit tënd,
Dhe me buzë ma ujit ndjenjën e çartur,
Çmendu me mua,
Teksa gjaku ndez nëpër kurm,
Flakën e vullkanit të epshit…
Dhe lermë të vërshoj brenda teje,
Ëmbëlsisht,
Si një baticë hëne mbi trupin e tokës,
Që valëzon mes yjeve…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s