Poezi nga Luan Maloku

 
Poezi nga Luan Maloku
 
 
TE ITAKA IME
 
Te Itaka ime e dashur
E etshme vjen nata e zezë
Pa hënë e dita pa diell
I etshëm është atdheu pa njerëz
Sa e mjerë Itaka ime
A vriten shpresat e një populli
Në vendin e tij
Të vjetër sa dielli,mija vjet autoktoni
Rrokullisen lotët boj gjaku
Dhe fatet e helmëta
Shtrëngon zemërshkreta në krahërorë
Për ikjet e të rinjve nga burgu në burg
Mbyllin shtëpitë
E gjitha duket si varr dhe mizat e zeza
Qelbin Preshevën time
Qentë lehin natës si të çmendur
Dritareve u thejnë xhamat zvarranikët
Itaka nuk falet
Kënga humbi rrugën, skutave të ligësisë
Po, çdo gjëje do ti vjen fundi
Ne jemi si feniksi nga hiri rilindim.
 
 
ECI
 
Trotuarit eci i vetëm
Si mbi re të dendura
Mendjen askund sot
 
Larg nga kjo botë jam
Një dëshirë të madhe
Që kam në shpirt
Të qajë e të zbrazem i tëri
Të knaqem kur ta hjek
Një mall që më mundon
 
Një mall që ma rritë vrerin
Në mua një vjeshtë e kripur
 
Sot ajo shkoi dhe iku me erën
Në shtegun pa kthim
Më shtanget fryma në gjoks
 
Ah jetë shkreta sa gabime bëre
A thua a do të bëhem njëherë
Si e kërkon koha sot
Të zezës të bardh
Po i thonin
 
 
AS VET SE DI
 
Sot
Si i huaj
Në lëkurën time
 
S`di
Përse një frikë
Më kaploi shpirtshkretin
Nga kjo botë
Tinzare
Me shumë fytyra
 
Sot
Nuk jam vetvetja
Si vullkan
Një mall
Më djeg zemrën
 
As vet sedi përse…
 
 
GJETHE HARRIMI
 
Në vjeshtën e fundit
I takuam sytë
 
Në vendlindje
Lam diçka të bukur
 
Shi hijerëndë përjashta
Me pikla plot kujtime
 
Fate që më prekin shumë
Në sy na u përmbys qielli
 
Vjeshtë në shpirtrat tanë
Me gjethe harrimi shtruar
 
Ikëm bashkë me zogjët
Larg Itakës sime, sa larg …
 
Copyright@Luan Maloku
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s