Poezi nga Raimonda MOISIU

 
 
Poezi nga Raimonda MOISIU
 
 
Dashuria ime! E vetmja e imja e papërsëriteshme…..
 
Dashuria ime!
E vetmja e imja e papërsëriteshme si ky muzg!
Shikoj muzgun,
është mbuluar me fletë luleallesh,
këto lulealle do t’i marrë me vete nata…
po të mori nata dhe ty, dashuria ime…
kam për t’u thinjur e tëra brenda një casti,
do të dal të të kerkoj
si një kunadhe e plagosur që kërkon,
duke u hequr zvarë,pak ujë
të njomë buzët e rreshkura për një puthje!
 
Dashuria ime! Kudo që të vesh,
kundroje hënën e këtyre casteve,
vështroje dhe përpiqu të dallosh atje,
Dy sytë e mij!
 
Dashuria ime!
Po të humba ty, të nesermen ti,
në vëndin tim,do të shikosh një plakë të thinjur,
të vyshkur,një plakë që nuk mund të puthë më!
 
Dashuria ime!
Dua një vështrim, të nisin të rrahurat e zemrës,
sic janë pulset e pranverës në parkun me lule…
Dashuria ime, që më vështron me mallëngjim,
për një ngrohtësi,një përqafim,të vrullshëm
e të nxehtë,-t’i ikim trishtimit!
Të bjemë në luginën e dashurisë!
 
 
Larg meje ti botë e urrejtjes
 
Sa keq që s’ka vetëm dashuri.
Sa keq që s’ka vetëm gëzime!..
Urrejtja më ngjan si çudi,
Që më trazon në kujtime…
.-.
Larg meje ti botë e urrejtjes,
Ti gropë e vdekjes, larg meje.
Pa shuar greminën e etjes,
Ç’ta marrkam rrugën drej teje?…
.-.
Sa shumë liri që më paske,
Kërkoke hakun pa hak,
Përse kaq tepër me dashke,
Kur unë nuk të dua aspak?…
.-.
Me dukesh si macja e zezë,
Si menteshë që askush s’e ndërron,
Ku vemjet e ndryshkut bëjnë vezë,
E ti, për çudi , mbijeton….
 
 
Unë…e…Ti…mëkatarë 
 
Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti….
 
Vështrojmë bahcen,
ka veshur fustanin e blertë,
në mes të saj lartësohen pemët me mollë.
 
Unë e Ti,
të harlisur nga delikatesa e perëndeshës dashuri,
vrapojmë drejt tyre,
të këpusim mollë.
Jo një mollë,
sa këputën e mëkatuan,
Eva me Adamin,
por më tej se një,
më shumë,
shuuumëshuuuumëshuuuumëëëë.
-.-
Vetëm do të mëkatojmë sot mes mollëve!
-.-
Të gjithë mëkatarët frikësohen,
por jo…
Unë e Ti…..!
Ne nuk kemi frikë;
se na ndrit, një kandil,
pasqyra në ujët e burimit.
 
Vështrohemi mbi burim,
duke përkëdhelur kacurrelat e njëritjetrit,
mes burbuqeve të përflakura,
të puthjeve të nxehta.
 
Si dy nimfa të çmendura,
si luspat e midhjeve në ujë….
– nëpër përvëlimin e lakuriqësisë.
 
Dashuria,
vjen
si një këngë në muzg,
si gjinkalla në agim,
që e këndon sinfoninë ,
me gjuhën e lepujve të egër,
në livadhin e praruar nga blerimi.
-.-
Unë e Ti,
shpupurishur në krahët e njëri tjetrit,
si dy nimfa të pafaj,
vështrojmë bardhësinë,
kaltërsinë qiellore,
që na fton për të mëkatuar.
Diku pas reve po na kundrojnë Eva me Adamin,
qënga parajsa
duke pritur me nostalgji se si,
ne mëkatojmë si ata.
Dikur……
Atëherë…
 
Unë e Ti,
si dy oqeane të stuhishëm,
të valëzuar,
të përflakur,
që nuk ngurrojnë më, por…
përleshin me njëritjetrin,
lakuriqësinë e ujrave
 
Dallgët e zjarrta bien në qetësi,
flenë…….
si një cun harrakat,
që ka hypur tërë ditën majë mollëve,
dhe , ja, e ka zënë gjumi,
nënë njërën prej tyre,
ndërsa agimi po zbret nga kurora e mollëve,
për ta zgjuar nga gjumi.
 
Unë e Ti…….. mëkatarë…..të Perëndeshës ;
Dashuri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s