LASGUSH PORADECI VJEN SI DISHEPULL I NAIM FRASHËRIT NË LIRIKËN SHQIPTARE / Nga: Lumo Kolleshi

 
LASGUSH PORADECI VJEN SI DISHEPULL I NAIM FRASHËRIT NË LIRIKËN SHQIPTARE
 
Të nderuar miq e të ftuar! Mirsekeniardhur në ditën naimiane!
 
Para një viti, në po këtë sallë, shoqata mbarëkombëtare vëllezërit Frashëri organizoi veprimtarinë “Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta dy poetë kombëtarë e të pandarë”.Nuk munguan dhe zërat skeptikë për këtë veprimtari.Zëra të tillë mund të shfaqen në të njëjtën mënyrë absurd edhe sot,por,për këta zëra mjeranë,kam vetëm një fjalë:Naim Frashëri u shkri si qiriri për t’u bërë dritë për Shqipërinë dhe poezinë dhe drita e tij nuk ka për të perënduar:Të tjerë e të tjerë e kanë marrë në duar pishtarin e ndezur të tij dhe,pa dyshim,më emblematiku e pasues i drejtpërdrejtë i frymës naimiane në poezinë shqipe,mbetet Lasgush Poradeci,aristokrati i lirikës shqiptare.
Pikërisht,në temën time do të trajtoj lidhësitë mes Lasgushit dhe Naim Frashërit,lidhësi këto që nuk janë thjesht formale dhe si një shkallë adhurimi për të,por,më së thelli,ato na vijnë si frymë e si mision i përkryerjes së vetë poezisë shqipe e në veçanti të lirikës sonë.
Le të sjellim para auditorit të sotëm një pasazh nga Lumo Skëndo:”Një të katërtën e shekullit pas ditës që na e rrëmbeu,Naimi na duket sot si figura më e shquar e asaj shoqërie,si ylli i mezit,drita e madhe e të cilit,jo vetëm që nuk i venit ata që lojtën një rol rreth tij,po,përkundrazi,i ndrit më tepër,i bën të duken dhe më mirë dhe të kuptohet më kthjelltë veprimi dhe shërbimi I tyre,se të gjithë bashkë bënë trupin që hodhi shkëndijat për të rrëfyer udhën pasardhësve të tyre.”(Lumo Skëndo,1925)
Është vendi të bëjmë një përshkrim telegrafik të jetës dhe veprës së Lasgushit. Lindi në Pogradec në vitin 1899.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,ndërsa të mesmen në një shkollë rumune të Manastirit.Liceun francez e kreu në Athinë.Gjatë tri viteve në Bukuresht studjoi dije të fushave të ndryshme.Nga viti 1924-1934 studjoi në Grac të Austrisë,ku u doktorua me temën për poetin e madh rumun Mihai Eminesku.Kthehet në Shqipëri.Fillimisht punoi në gjimnazin e Korçës,pastaj në gjimnazin e Tiranës.Pas çlirimit shërbeu si përkthyes letrar në shtëpinë botuese Naim Frashëri.Vdiq më 12 nëntor 1987.Pjesën më të madhe të jetës Lasgushi e kaloi në qytetin e lindjes,të cilin e shndërroi në kultin e artit të vet poetic.
Filloi të shkruante herët,por shkrimet e para I botoi në fillim të shekullit XX.Shumë shpejt arrin të bëhet liriku më I njohur I poezisë shqipe.Dy librat e tij poetikë:Vallja e yjeve(1933) dhe Ylli I zemrës (1937) u botuan në Rumani nën përkujdesjen e Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko).
Vepra e plotë e Lasgush Poradecit e plotë do të botohej vetëm në vitin 1999,e plotësuar me tri poemat e tij(shkruar ne vetmi të plotë) Mbi ta,Kamadeva dhe Eskursioni teologjik I Sokratit.Përveç krijimtarisë orgjinale,Lasgushi ka përkthyer nga letërsia botërore:Eugjen Onjegin (Pushkin),Lirikat e Lermontovit,Majakovskit,Adam Miskieviç,Gëte,Hajne,Breht,Hygo,Myse,Bajron,Shelli,Bërns,Eminesku.
Parë dhe vetëm në një vështrim të tillë paronamik,na lind e drejta të shtrojmë një pyetje:A nuk u safrikua edhe poeti në fjalë për poezinë?
Nëse do t’I referohemi boshtit të lirikës lasgushiane,ato që do të na bien më së parit në sy,janë stilemat e veta poetike:qielli,dheu,uji dhe zjarri.Brenda tyre sillet e gjithë poetika e tij,herë si ngritje dhe ulje sërish në tokë (qiell-dhe) te Kënga pleqërishte,herë si gjuhë e zjarrtë,e cila më në fund arrin të bëhet gjuhë e zemrës,herë si liqer apo si lumë që burojnë nga Shëndaumi,duke u shnërruar kështu në një nga simbolet më të rëndësishme geavitacionalë të poezisë lasgushiane.
Është këtu vendi për ta theksuar që Lasgushi ynë e ka përpirë poezinë e Naim Frashërit,pasi këto stilema poetike përbëjnë në thelb edhe poetekën e tij e,për më tepër,duhet të theksojmë që ishte pikërisht kolonia e shqiptarëve të Bukureshtit,e cila mundësoi daljen në dritë të lirikës naimiane.
Le të kthehemi sërish në një aspect tjetër të poezisë së Lasgushit,te dhimbja poetike,e cila na përcillet përmes poezive Poradeci,Dremit liqeri dhe Mbarim vjeshte,ku peisazhi apo pamja e jashtme me të gjitha ngjyrat,kthehen organikisht në një trazim të brendshëm,ashtu siç ndodh në poemën Bagëti e bujqësi te Naim Frashëri.
Njohja dhe vetënjohja janë e do të mbeten stërmundimi më I madh I botës,por këtë nuk na e dhurojnë poetikisht të gjithë poetët,më të spikatur e gjemë pikërisht të Naimi dhe Lasgushi.
“Njih vehten,-thotë Naimi”,ndërsa Poradeci në fund të poezisë “Dremit liqeri” dhe që mbetet në kërkim të frymëzimit poetic na thotë: Në këtë cast perëndimor,/Ndaj po më dehen sytë e mi,/Kuptoj si shpirtin vjershëtor/Ma frymëzon një mall I ri…” Njohja dhe vetënjohja për të dy poetët mbetet thellësi,madje njohja më e përsosur duhet të mbështetet me një kulturë të gjerë.Është pikërisht këtu momenti për të theksuar që Lasgushi ishte vetëm 20 vjeç dhe ka shpallur adhurimin e vet për Naim Frashërin,si poet e apostull të shqiptarizmës dhe përmes vargjeve të veta jep jo vetëm biografinë shpirtërore të Naimit,por edhe kundrimimin me aktualitetin.Megjithatë poeti për të parin e tij nuk e kursen mirënjohjen:”Se kuxove të na thuash me kalem të zi në kartë/Mall e math’ që të pat djegur:Fjalët e gjuhës së Zjarrtë.”
Një tjetër binom I lidhësisë midis dy poetëve tanë është edhe ai midis vdekjes dhe përjetësisë.Dihet fare mirë që letërsia të mbetet e përjetshme,pa dyshim ,duhet të ngërthejë në vetvete edhe temat e përjetshme të saj.Të dyja këto nocione I takojmë simbolikisht në poezitë e tyre.
Te Naim Frashëri përmes poezisë “Fjalët e qiririt” dhe te Lasgush Poradeci përmes poezive “Gjeniu I anijes” dhe “Lundra dhe flamuri”.Nuk është vendi të bëjmë komentin e tyre përmes simboleve që përmbajnë apo ngritjeve piramidale apo uljeve deri në shkrirjen e tyre,por ajo që na mbetet e duhet të mbetet në përjetësi,është pikërisht vetëflijimi për ideale më të larta se përtej vetes,ideal,të cilin të dy poetët tanë e kanë mbishkruar ,së paku për tokën tonë.
Përfytyroni pak të nderuar dëgjues e lexues dy skena:
Në skenën e parë ,në vend për të lënë amanetin,poeti ynë kombëtar vendos një qiri që është drejt shuarjes së tij dhe në skenën e dytë keni një nosit që ju drejton një ligjërim “Me zjarr ju flas,me zjarr…”Ndodhemi në çastin më solem të jetës apo të përfundit të saj.Poetikisht mbetemi te gjurmët që la kjo jetë për ne në formën e përjetësisë.
Lirika e dashurisë,duke mbetur një nga temat më të rëndësishme e të përjetshme të vetë letërsisë,nuk ka se si të ndahet në punimin tonë dhe aq më tepër te Naimi dhe Lasgushi.Nëse Naimi do të hidhte themelet e kësaj lirike përmes ciklit “Bukuria” në letërsinë shqipe,Lasgushi do ta thllonte e përjetësonte deri në vallen e yjeve,duke e bërë kështë kozmogonike vetë dashurinë e për më tepër,do t’I përcaktonte vet asaj rolin e forcës gravitacionale..
Mbetet pikërisht meritë e të dyve që letërsia shqipe ka një fizionomi të vetën në këtë drejtim,por jo vetëm kaq,mbetet e tillë se në këtë lloj lirike përjetohet dashuria e lartëson femrën shqiptare në kufijtë e bukurisë absolute,si burim dashurie.
Të dy poetët në fjalë,përmes shprehjes lirike të tyre,I sjellin poezisë shqipe frymën filozofike,një frymë kjo e munguar për të gjitha kohërat.Një frymë e tillë jo vetëm që I bashkon të dy poetët,por dhe I lartëson me qartësinë e përjetshmërinë e tyre.
Një nga aspektet e rëndëshime të Lasgushit,vërejmë edhe punën e tij me fjalën.Edhe Këtu ai është plotësisht e në mbështetje të dishepullit të tij,Naimit.Këtu vlen të theksohet ndjenja purifikuese e Naimit pë r fjalët dhe gjuhën shqipe.Lasgushi,duke ecur në gjurmët e këtij mjeshtri të rrallë e të papërsëritshëm për gjuhën shqipe,shpluhurosi dhe rivlerësoi shumë fjalë të vjetrë të shqipes e për të cilat qoftë I bekuar.
Të nderuar lexues e dëgjues,sollëm këtu disa lidhësi e përbashkësi midis dy poetëve më të nderuar dhe njëkohësisht më modernët të shqipes,por dua t’ju theksoj :botën tonë e mban thelbi dhe jo erërat që fryjnë mbi të .Ju faleminderit.
 
 25.05.2021
 
 
 

Nga: Lumo Kolleshi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s